• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E FORTË/ “Lulzim Basha njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër UÇK-së”
Home
Politikë

DEKLARATA E FORTË/ “Lulzim Basha njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër UÇK-së”

18 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

“Lulzim Basha, është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë nga gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

Ai ka përdorur edhe emra për të faktuar deklaratën e  tij duke thënë se  i gjithë krahu i luftës së UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj u kanë treguar gazetarëve privatisht, që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte apo dëshmi kundër UÇK-së, ka qenë lideri aktual i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

“Lulzim Basha, i gjithë krahu i luftës qoftë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të gjithë na kanë thënë ne në tavolinë, privatisht, ne gazetarëve që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte dëshmi, prova kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Lulzim Basha. Me ardhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, unë jam ndier i shokuar me afrimin që ka pasur Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj me Lulzim Bashën. Sa i përket krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Thaçit dhe Veselit, gjithmonë ka qenë ajo ftohja e cila ka ekzistuar pikërisht për shkak të punës kolosale që Lulzim Basha e ka bërë gjatë kohës që ka qenë në UMNIK, duke mbledhur dëshmi dhe fakte kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare” ka thënë Zeka.

Kujtojmë se në një kohë kur eksponentët kryesorë të luftës së UÇK-së, ndër të cilët Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, janë duke u gjykuar në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, emri i Llzim Bashës po lakohet si një ish-përkthyes i UMNIK-ut, por edhe si marrësi i një video-kasete, që Milaim Bellanica, një qytetar nga Krusha e Madhe, kishte të filmuar në të masakrën serbe në Krushë të Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK BËN PJESË NË LISTËN E ZIDANE/ Ylli i Real Madrid do të largohet në merkaton e janarit, ja emri...
Previous article COVID-19/ Protesta në Gjermani kundër ashpersimit të MASAVE

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT