• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Protesta në Gjermani kundër ashpersimit të MASAVE
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Protesta në Gjermani kundër ashpersimit të MASAVE

18 November, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Disa mijëra njerëz u mblodhën të mërkurën në Berlin për të protestuar kundër planeve të kancelares, Angela Merkel, që të fitojë më shumë kompetenca për të zbatuar kufizimet që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia gjermane përdori topa uji në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe arrestoi disa prej tyre. Protestuesit hodhën shishe dhe gjësende tjera ndaj policisë.

Parlamenti i Gjermanisë pritet të miratojnë ligje që mund të lejojë qeverinë të vendosë kufizime siç është distanca fizike; mbajtja e maskave; konsumimi i alkoolit në publik, mbyllja e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.

Këto kompetenca u takojnë landeve gjermane.

Megjithëse shumica e gjermanëve pranojnë “masat e fundit të izolimit” për të trajtuar një valë të dytë të koronavirusit, kritikët thonë se ligji i jep qeverisë shumë fuqi dhe rrezikon të drejtat civile të qytetarëve pa miratimin e parlamentit.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë madje e ka krahasuar atë me Aktin e vitit 1933 që hapi rrugën e diktaturës naziste të Hitlerit.

Protestuesit nuk kishin veshur maska dhe as nuk mbanin distancën fizike.

Oficerët e policisë u rreshtuan për të ndaluar demonstruesit të afroheshin shumë pranë ndërtesës së parlamentit.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, u vlerësua pozitivisht për mbajtjen e niveleve të infeksionit dhe vdekjeve, nën ato të shumë fqinjëve të saj në fazën e parë të krizës, por tani është në mes të një vale të dytë, si shumica e pjesës tjetër të Evropës.

Instituti Robert Koch të mërkurën tha se janë konfirmuar edhe 17,561 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 833,307 ndërsa numri i të vdekurve është 13.119, raporton Reuters./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ "Lulzim Basha njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër UÇK-së"
Previous article FITORE SPEKTAKOLARE/ Kombëtarja mposht Bjellorusinë në "Air Albania" dhe kryeson grupin

F.autor

Postime të ngjashme

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit Botë

DEKLARATA E FORTË NGA BRITANIA/ Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT