• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E FORTË/ Asnjë zyrtar i korruptuar në burg, Yuri Kim: Nuk heq dorë kollaj, mund ta them kaq
Home
Sociale

DEKLARATA E FORTË/ Asnjë zyrtar i korruptuar në burg, Yuri Kim: Nuk heq dorë kollaj, mund ta them kaq

19 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pavarësisht reformave të ndryshme dhe shpresave të mëdha, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri mbeten një problem.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se e rëndësishme është që reforma në drejtësi të ecë përpara, dhe tashmë pritet vetëm ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

E pyetur se përse ende në vendin tonë nuk ka asnjë zyrtar të korruptuar pas hekurave, Kim tha se “nuk heq dorë kollaj”.

“Jemi në një fazë kritike. Është bërë mjaftueshëm përparim… Institucionet janë ngritur. Thuajse të gjitha janë ngritur dhe funksionojnë, përveç BKH-së, ku presim përzgjedhjen e drejtorit të parë, dhe sigurisht, Gjykata Kushtetuese. Këto institucione duhet të bëhen funksionale dhe çështja e Gjykatës Kushtetuese ka ngecur për një kohë të caktuar. Një pjesë është ligjore, e mirëfilltë. Një pjesë është politike. Ekziston vërtet në themel një çështje e vullnetit politik”, tha ambasadorja Kim në një intervistë ekskluzive në A2.

“Disa do të donin që reforma në drejtësi të sillej rrotull e rrotull në një rreth, si kali në lëmë. Ajo që na duhet është që reforma në drejtësi të ecë përpara dhe, siç e kam thënë më parë, është diçka që nuk do të jetë e përsosur menjëherë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk do të jetë e shpejtë, por e dini çfarë? Është e rëndësishme, është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj njerëzit duhet të mbeten vigjilentë, duhet të vazhdojnë të kërkojnë ndryshim dhe shpresoj që nuk do të dorëzohen sepse kemi bërë kaq shumë rrugë dhe do të ishte tragjike të hiqej dorë tani. Unë nuk do të heq dorë, patjetër. Nuk heq dorë kollaj, mund ta them kaq”, shtoi ambasadorja amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM E NDERUAR..."/ Çfarë mendon Yuri Kim mbi dashurinë e shqiptarëve për Amerikën?
Previous article E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, në shenjestër biznesmeni i njohur (DETAJE)

F.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT