• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA e Brahos: Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut. Kundërshtarët ose i eliminon, ose i vret
Home
Politikë

DEKLARATA e Brahos: Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut. Kundërshtarët ose i eliminon, ose i vret

20 January, 2022 F.autor Politikë

Ish-deputeti socialist Spartak Braho deklaron se personat të cilat ndjekin nga pas ish-kryeministrin Berisha janë të droguar dhe të pirë në kuptimin politik të fjalës.

Gjatë një interviste të dhënë për News24, Braho përdori një gjuhë të ashpër ndaj ish-kryeministrit duke thënë se ka ardhur koha që ai të ikë nga skena politike, pasi përfaqëson të kaluarën dhe simbolizon një politikan që dhunon dhe eliminon kundërshtarët e tij politik.

“Ajo histori ka mbaruar, por ky është Berisha. Ambasadorja e quajti “Spin doctor”, njeri fantazist që krijon situata të paqëna. Mjerë ata që e ndjekin pas, shoh aty që e ndjekin njerëz të pirë, të droguar, në kuptimin mental të fjalës.

Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut politikisht në Shqipëri. Nuk duhet të marrë pjesë në politikën në Shqipëri. Revolucionet nuk i bën dot Sali Berisha.

Këtë revolucion as nuk e ka filluar as nuk do ta çojë deri në fund. Revolucionet nuk bëhen me filozofinë e Berishizmit. Është një filozofi e tejkaluar, është një kopje e shëmtuar e filozofit nazist Carl Schmitt, pararendësit të ardhjes në fuqi të Hitlerit në Gjermani, është bashkimi i dhunës dhe të konsideruarit të kundërshtarit armik.

Këtë bëri në 92-93-shin me Fatos Nanon, këtë bëri në 96-ën me deputetët socialistë, këtë bëri më 21 janar. Ky është Berisha që kundërshtarët o i vret, o i dhunon, o i eleminon.

Titulli non grata nuk ka rikthim. Berisha ka marrë damkë të përjetshme. Të presim se do ketë dhe raste të tjera që do të shpallen persona non grata.

Deri tani kemi 4, Berisha, Dako ose Toto Rina i Durrësit, kryeprnokurori dhe Tom Doshi. Më i mënçuri nga këta u tregua Tom Doshi pasi iku”, tha Braho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Franca “detyron” Real Madrid dhe Chelsea të vaksinojë lojtarët
Previous article FJALIMI QË U DUARTROKIT/ “Demokratët duhet të jenë bashkë dhe Sali Berisha të jetë veç”

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT