• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA e Alizotit: PD vdiq sot, jemi shokuar
Home
Politikë

DEKLARATA e Alizotit: PD vdiq sot, jemi shokuar

8 January, 2022 F.autor Politikë

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, që sot nuk ishte as jashtë me Sali Berishën dhe as brenda selisë me Lulzim Bashën, i ftuar në studion e “ABC” shprehu trishtim dhe keqardhje të madhe për situatën ku ndodhet partia më e madhe në opozitë. Të dy i cilëson fajtorë, por për Alizotin, Basha duhet të largohet, ndërsa Berisha të kontribuojë për demokratizimin e partisë.

“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Cdo demokrat që e ka parë atë skenë sot, është që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht”. Për cfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?

Për cfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokur.

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik.

Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Berisha që kam dashur dhe dua duhet të kontribuojë për demokratizimin. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty.

Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit, duhet të zgjidhin krizën urgjentisht. Ky akt e fundosi Bashën sot përfundimisht në sytë e mi” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRANKFURT-DORTMUND/ Befasuese për Haaland me shokë, pësojnë 2 gola në 9 minuta (VIDEO)
Previous article KËRKON PËRFORCIME/ Kushton më pak se Pogba, Real Madrid futet në garë për yllin e Serisë A...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT