Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Kosove, ku foli per nje president simbol te unitetit kombetar.
Ndersa vlereson reagimin e BE ne Bruksel, Vasili gjen rastin te thumboje edhe nje here ambasadoren e BE ne Tirane Romana Vlahutin, e cila sipas Vasilit duhet te kishte reaguar per qendrimin e Rames.
STATUSI:
Shqiperia digjet kryeministri krihet.
Shqiperia eshte mberthyer ne daren e papunesise,varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje.
Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.
BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”,ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të.
Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.
Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe….


