• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKALRATAT E BASHËS PËR KOSOVËN/ Balla: Gënje veten jo shqiptarët. Me 25 prill do marrësh pataten
Home
Politikë

DEKALRATAT E BASHËS PËR KOSOVËN/ Balla: Gënje veten jo shqiptarët. Me 25 prill do marrësh pataten

18 December, 2020 F.autor Politikë

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar ndaj kreut të PD Lulzim Basha dhe deklaratave të tij, menjëherë sapo Basha përfundoi takimin me Presidenten e Kosovës.

Referuar deklarimeve të Bashës, Balla thotë:
“Ai bëri dosjet e luftëtareve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me Sali Berishën rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës. Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babain e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famekeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, mund të gënjeje veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtojë çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësirë publicitare mes dy emisioneve të gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”, tha Balla.

Më herët në takimin me Vjosa Osmanin, Basha u shpreh:

Dua të përsëris para medias dhe opinionit publik, para zonjës Osmani dhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, zotimin tim dhe të Partisë Demokratike se pas 25 prillit do të ketë një kthesë rrënjësore, një ndryshim rrënjësorë të qasjes së Tiranës në mbështetje totale të institucioneve të Kosovës dhe në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë në rrafsh të parë, duke zhbërë atë që fatkeqësish Komisioni Europian ka konstatuar se një rënie e bashkëpunimit midis Tiranës dhe Prishtinës çka është e papranueshme për Partinë Demokratike.
Ne nuk mund të lejojmë që historia të rishkruhet nga agresorët. Ne nuk mund të lejojmë që vlerat dhe parimet për të cilat u ngritën bijtë dhe bijat e Kosovës dhe u flijuan më të mirët e kombit tonë, për të cilët patën mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian dhe NATOS-s, të nëpërkëmben nga ata të cilët vazhdojnë të gjenerojnë agresorin që shkaktoi kaq shumë vuajtje, humbje jetësh dhe gjak gjatë luftrave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në veçanti në gjenocidin e viteve 98, 99 në Kosovë.
Në këtë kuadër do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë, por padiskutim qëllimi dhe përfundimi është dhe duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e dy shteteve për të përfunduar kështu një kapitull të dhimbshëm dhe për të hapur rrugën e stabilitetit demokratik dhe integrimit europian të të gjithë shoqërive tona, që është aspirata e çdo qytetari të Kosovës, Shqipërisë, jam i sigurt edhe i vendeve të tjera të rajonit. Dhe kjo më sjell tek çështja e dytë që diskutuam. Nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jo zyrtare të cilat pengojnë integrimin ekonomik midis dy vendeve tona. Padiskutim ripërsëris sot, siç ripërsërita edhe në Prishtinë zotimin tim. Një nga vendimet e mia të para si kryeministër do të jetë heqja e traut në rrugën e Kombit, si dhe negocimi me qeverinë Kosovare për mosvendosjen e asnjë pengese tarifore në autostradën Ibrahim Rugova. Ky sigurisht është minimumi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Mike Pence bën LIVE vaksinën ANTICOVID: Është një... (VIDEO)
Previous article YLLI MILIK KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Juventus dhe Atletico në garë, sulmuesi drejt largimit nga Napoli

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT