Sot do të zhvillohet në ambientet e Avokatit të Popullit dëgjesa e 3 kandidatëve, Andi Muratej, Alfred Ballad dhe Entela Hoxha për postin e Kryetarit të KLP. Kandidatët do bëjnë publike eksperiencën e tyre të punës dhe do të paraqesin programin e tyre për drejtimin e këtij institucioni.
Do të jetë një seancë dëgjimore të kandidatëve me Komisionin ad hoc të Shoqërisë Civile. Ku ky i fundit do t’i përcjellë vlerësimin e kandidatëve zyrtarisht Kuvendit.
Njëra nga hallkat e fundit të paplotësuara të institucioneve të reja të drejtësisë, ku më pas do t’i hapet rruga vettingut dhe ngritjes së institucioneve si byroja kombëtare e hetimit apo gjykata speciale antikorrupsion njohur si SPAK, është ngritja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Për shkak të mos ngritjes së KLP u kundërshtua me forcë mos pranimi nga ana e opozitës PD dhe LSI për zgjedhjen e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.Merr fund edhe kjo hallkë e paplotësuar sot, ku do të mbahet dëgjesa publike.
Arta Marku e cila do të ushtrojë funksionet e saj deri në krijimin e KLP-s dhe zgjedhjes së kryeprokurorit të ri sipas Kushtetutës ku institucion kryesor është KLP-ja njohur si Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Përgatiti: AlpeNews.al


