• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEFENDER EUROPE 2023” NË SHESHIN “NËNË TEREZA”/ Kolonel Osmani: Mbi 25 mijë trupa ushtarake të NATO-s në Shqipëri
Home
Sociale

“DEFENDER EUROPE 2023” NË SHESHIN “NËNË TEREZA”/ Kolonel Osmani: Mbi 25 mijë trupa ushtarake të NATO-s në Shqipëri

22 May, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria mirëpret ditën e sotme stërvitjen “Defender Europe 2023”, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.

Në një intervistë për Klan News, Kolonel Arjan Osmani shprehet se në këtë stërvitje marrin pjesë 26 shtete me mbi 25 mijë trupa ushtarake.

Kolonel Osmani thotë se kjo është një stërvitje, e cila më së shumti synon testimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës për një kërcënim të caktuar sipas skenarëve të përcaktuar operacional.

Kolonel Arjan Osmani: Stërvitja “Defender Europe ’23” është stërvitja më e madhe e vitit 2023 sa i takon angazhimit operacional të Forcave tona të Armatosura. Kjo stërvitje zhvillohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe sjell së bashku mbi 26 shtete dhe në total, mbi 25 mijë trupa ushtarake. Vendi ynë mirëpret për herë të dytë këtë stërvitje. Është zhvilluar në vitin 2021, ku ka pasur një angazhim shumë të madh. Edhe këtë vit, Forcat e Armatosura angazhohen me mbi 1 mijë personel ushtarak të forcave kryesisht tokësore, ajrore dhe detare. Kjo është një stërvitje, e cila më së shumti synon testimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës për një kërcënim të caktuar sipas skenarëve të përcaktuar operacional, synon të testojë elementët e ndërveprueshmërisë, operacionalitetit dhe të dislokimit të forcave dhe të mjeteve në rajone të ndryshme. Pra, duke parë për nga shpërndarja gjeografike, kjo është një stërvitje, e cila teston aftësitë dislokuese dhe ndërveprueshmërinë e Forcave Ushtarake të Aleancës.

Pyetje: Deri kur do të zgjasë ky organizim i kësaj stërvitje dhe si i shërben vendit tonë?

Kolonel Arjan Osmani: Stërvitja në vetvete është një stëvitje e madhe që ka në përbërje të saj edhe 6 stërvitje të tjera më të vogla, të cilat do të jenë më së shumti në domenin tokësor, por ka edhe stërvitje në domenin ajror dhe detar. Stërvitja ka filluar javën e parë të muajit Maj në vende të ndryshme, sot është dita e vizitorëve të shquar që përkon me fillimin zyrtar të kësaj ceremonie këtu në shesh sa i takon vendit tonë dhe përgjegjësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MERITON TË JETOSH KËTU..."/ Sherri banal në Kavajë dhe hakmarrja e Rexhës për të vëllanë
Previous article PAS SHERREVE NË "BIG BROTHER"/ Olta e Genti sjellin film së bashku? Aktori: Do e shmang...

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT