• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEFENDER 23/ Mbi 600 forca shqiptare pjesë e stërvitjes së përbashkët, NATO u beson drejtimin e një Task-Forcë
Home
Sociale

DEFENDER 23/ Mbi 600 forca shqiptare pjesë e stërvitjes së përbashkët, NATO u beson drejtimin e një Task-Forcë

29 May, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej një jave në Shqipëri po mbahet stërvitja më e madhe ndërkombëtare ushtarake, Defender Europe 23. Nën drejtimin e SHBA, kjo stërvitje ka natyrë mbrojtëse dhe fokusohet në përgatitjen e përbashkët në përgjigje të krizave.

“Rreth 600 forca operacionale shqiptare janë angazhuar këtë vit në Defender 23. Për herë të parë Shqipëria ka marrë edhe drejtimin e një prej task-forcave, ky shihet si një tregues besimi që NATO ka për përkushtimin dhe profesionalizmin e personelit shqiptar”, raporton gazetarja e Tv Klan,Dorina Halili.

“Forcat tona janë duke u trajnuar së bashku me armatim dhe teknologji të NATO-s e cila rrit kapacitetin e tyre luftarak për të qenë një forcë e besueshme dhe e gatshme për t’u përballur me çfarëdo lloj misioni”, thotë Nënkoloneli Roland Shuli, zëvendësshef i Degës së Operacioneve në Shqipëri.

Pjesë e kësaj stërvitjeje janë edhe forcat e sigurisë së Kosovës dhe Maqedonisë së veriut.

Ne kemi dëshmuar se nuk jemi vetëm konsumues të sigurisë, jemi gjithashtu ofrues të saj. Duke parë situatën globale dhe luftën Rusi-Ukrainë ne mund të shohim dhe aspekte të tjera të kërcënimeve rajonale kështu që është shumë e rëndësishme të kemi një ndërveprueshmëri mes nesh”, shprehet Togeri Ilirjane Bunjaku, oficer shtabi për Informacionet, Kosovë.

 “Këto ushtrime janë një mundësi e shkëlqyer për anëtarët pjesmarrës për t’u trajnuar dhe për të përmbushur plotësisht detyrimet e NATO-s”, thotë nënkoloneli Mitko Popov, shef i Degës së Operacioneve, i Maqedonisë së Veriut.

Stërvitje të tilla nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me situatën aktuale në Evropë, por synojnë të ndërtojë gatishmëri ushtarake.

“Ne stërvisim aftësitë e brendshme ushtarake të vendeve aletate dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës, por kjo nuk është e lidhur me ndonjë ngjarje aktuale. Defender 23 teston mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve për t’iu përgjigjur krizave”, shprehet Nënkoloneli Willie Ramsey, i Brigadës së Ndihmës së Forcave të Sigurisë së SHBA.

Forcat e Armatosur Shqiptare kanë vënë në dispozicion bazat ushtarake, hapësirat ajrore dhe detare. Stërvitja e përbashkët që realizohet për herë të dytë në Shqipëri, do të vazhdojë deri më 2 Qershor. Pjesë e Defender Europe ‘23” janë rreth 25 mijë trupa nga 26 vende aleate.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS AKUZAVE TË BLEROS QË E DONTE PËR INTERES/ Afrona bën veprimin e papritur
Previous article FAMILJA E DENONCOI TË ZHDUKUR/ 29-vjeçari gjendet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende nuk e besoj...

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT