• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEFEKTI/ Basha, si kërkon kredi (pushtet) pa ofruar kolateral (model)
Home
Politikë

DEFEKTI/ Basha, si kërkon kredi (pushtet) pa ofruar kolateral (model)

10 February, 2019 F.autor Politikë

Siç është vërejtur, kreu demokrat Basha ka instaluar premtimet e “100 ditëve të para” në ligjërimin e tij politik, duke u përpjekur që të investohet në psikologjinë e elektoratit se do jetë pikërisht ai njeriu që do udhëheqë Shqipërinë pas largimit në Ramës.

E bën këtë në fakt më shumë se dy vite larg nga zgjedhjet parlamentare, por para atyre lokale, edhe me një pretendim të vagullt se në qershor do ketë dhe zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa ato lokale pothuajse i ka shpërfillur, ndërkohë që duhej t’i shpallte si politike, për të mundësuar një votë elektorale me efekt riardhjeje në pushtet, edhe pse në 2021, atëherë kur duhet të ndodhin.

Dhe, duke qëndruar te synimi i ardhjes në pushtet, ai shfaq një defekt gati historik të PD-së; mungesën e modelit promovues.

Me para zgjedhjet lokale, Basha duhej të ishte rregullisht në ato bashki që drejtohen nga partia e tij, për t’u bërë reklamën e modelit të suksesit, sigurisht nëse kanë.

Duhet të qe në Shkodër, Bajram Curr, Kukës, Kavajë, Pogradec, Përmet, e prej aty t’i përcillte elektoratit aftësinë e të zgjedhurve lokalë nga forca e tij politike se ç’janë të aftë të bëjnë. Por deri më tani kjo mbetet larg çdo parafytyrimi.

Thënë ndryshe, Basha ka shkuar të marrë kredi në bankë, por nuk pranon të lërë kolateral. Koletarali duhet të jetë modeli, ai pra që i kërkohet si garanci për dhënien e kredisë – pushtetit në këtë rast.

Në këtë pikë, Basha është në pozitë të ngjashme me Berishën e para 2005-ës, vit kur erdhi në pushtet. Kishte qenë njehërë, si president de jure e kryeministër de fakto, por e kërkonte pa model dhe ai – pra një kredi pa kolateral. Thjesht mjaftohej duke pranuar gabimet e së shkuarës dhe kjo i merrej si garanci se nuk do i përsëriste. Të njëjtën gjë bën dhe Basha.

Pasi ka lënë pas drejtimin si ministër të katër dikasteve dhe Tiranës si kryebashkiak, të gjitha në 8 vite, ai nuk ofron asnjë model suksesi individual, por hera-herës pranon gabimet e qeverisjes ku bënte pjesë, shoqëruar me një ndjesë dhe më pas e mbyll “garancinë e tij në bankë”. Tashmë i takon elektoratit të vendosë nëse do ia pranojë këtë rregull të diktuar nga ai, apo do i imponohet me rregullin e vet: garanci është modeli e jo ndjesa! Ku e ke? (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CITY "SHKATËRRON" CHELSEAN/ I shënon 4 gola në 25 minuta (VIDEO)
Previous article PAS 4 MINUASH/ Aguero shlyen gafen me 2 gola ndaj Chelseat (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT