• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEDIKIMI PREKËS/ Arben Gjata i jep lamtumirën e fundit Drin Dobit: Ishte prag mesnate kur erdhe për të… (E PLOTË)
Home
Sociale

DEDIKIMI PREKËS/ Arben Gjata i jep lamtumirën e fundit Drin Dobit: Ishte prag mesnate kur erdhe për të… (E PLOTË)

19 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur Arben Gjata me fjalë të ndjera i ka dhënë lamturmirën mjekut dhe mikut të tij Drini Dobi, i cili humbi jetën pas një beteje me Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale me fjalë që prekin ka treguar se mikun e tij të ngushtë e ka përcjellë për në banesën e fundit.

“Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë.  E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës,” shkruan Mjeku gjata ndër të tjera.

Kujtojmë që pasditen e djeshme trupi i mjekut erdhi nga Italia, atje ku kishte shkuar për kurim më të specializuar, por nuk ia doli dot të fitonte betejën me koronavirusin, ndërsa sot është përcjellë për në banesën e fundit.

Postimi i plotë i mjekut Arben Gjata:

Rruge te mbare Drin!

Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë.

E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës.

Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe!

Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere!

Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve!

Nisemi Drin!

Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin.

Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë.

Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?!  A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?!

Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja..

Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora.

I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin.

Eja Drin! Erdhi koha për t’u nisur.

Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport.

A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin?

Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde.

Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur.

A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”.

Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë.

Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë.

Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë.

Sa shpejt ikën koha mik. Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë.

Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu.

Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe.

Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi.

Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd Drin.

Jemi të gjithë Drin.

Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U SHKATËRROVA..."/ Rita Ora jep lajmin e trishtë me këtë FOTO, humb jetën mikesha dhe fansja e saj më e zjarrtë
Previous article SOUTHAMPTON-MANCHESTER CITY/ Pas një asist "MAGJIK" nga De Bruyne, Sterling zhbllokon sfidën (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT