• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEBATUAN PËR VENDIN E PARKIMIT”/ Babë e bir shqiptarë bëjnë “për spital” dy policë në Zvicër
Home
Breaking News

“DEBATUAN PËR VENDIN E PARKIMIT”/ Babë e bir shqiptarë bëjnë “për spital” dy policë në Zvicër

25 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të premten në mbrëmje, dy policë zviceranë u thirrën në shërbim në Buchs për shkak të një konflikti rreth një vendparkimi. Por dy shtetas kosovarë, babai dhe djali, sulmuan policinë. Policët janë plagosur dhe është dashur të shtrohen në spital. Prokuroria ka filluar hetimet.

Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:15 qendra e thirrjeve emergjente në Aarau ka marrë një alarm, sipas të cilit në rrugën “Suhrenmattweg” në Buchs është shkaktuar një mosmarrëveshje për një makinë të parkuar gabimisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Një patrullë e policisë së qytetit Aarau ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas një kohe të shkurtër ka kërkuar përforcim, pasi situata në terren ishte përshkallëzuar. Menjëherë u mobilizuan edhe disa patrulla të policisë kantonale dhe një patrullë e policisë rajonale.

Sipas hetimeve të para të policisë, ka pasur një mosmarrëveshje mes disa personave për një automjet të parkuar gabimisht. Një 31-vjeçar kosovar kishte sulmuar një person tjetër. Policët u futën në mes për të ndërmjetësuar, pas kësaj agresori ushtroi dhunë.

Më pas, në ndihmë i erdhi edhe babai i tij 66-vjeçar dhe ndërhyri në sulm. Duke përdorur gazin lotsjellës, të dy burrat u zmbrapsën dhe më pas u arrestuan nga përforcimi i marrë.

Një polic 40-vjeçar ka pësuar një lëndim në dorë dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë. Kolegu i tij 36-vjeçar pësoi lëndime në sy. Të dy është dashur të shtrohen në spital.

Testi i alkoolit të të pandehurit 31-vjeçar zbuloi një vlerë prej 0.4 mg/l.
Policia kantonale arrestoi përkohësisht të dy personat e akuzuar. Prokuroria publike e Lenzburg-Aarau hapi një hetim penal për shkak të dhunës dhe kërcënimit ndaj zyrtarëve si dhe shkaktimit të lëndimit të thjesht trupore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR DY VJET LIROHEN"/ Manjani "vë bast" për të arrestuarit në Shkodër
Previous article "THE BEST"/ Zbardhen votat e PANUCCIT për trajnerin më të të vitit

k.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT