• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debati/ Sa e sigurt është Shqipëria? Demiraj: Nuk kemi asnje tank. Milo: I kanë shitur për skrap
Home
Shqipëri

Debati/ Sa e sigurt është Shqipëria? Demiraj: Nuk kemi asnje tank. Milo: I kanë shitur për skrap

6 December, 2017 Q.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24 është diskutuar për një temë mjaft të nxehtë ndërkombëtare, konfliktin, deri tani verbal dhe në deklarata, mes SHBA-së dhe Koresë së veriut dhe mundësinë e një lufte të tretë botërore.

Por nisur nga gjithë ç’po ndodh në botë, paneli i përbërë nga ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj dhe ish-ambasadori në OKB Agim Nesho janë ndalur tek Shqipëria dhe sa i përgatitur është vendi ynë nga ana ushtarake dhe e armatimit.

Ish-ministri Demiraj tha se “me jemi ushtri e NATO-s formalisht pasi nuk kemi asnjë avion, asnjë tank”.
I pyetur se ku janë tanket e ushtrisë shqiptare, ish-ministri Milo tha se kanë vajtur për skrap.

DEBATET
Milo: Nuk jemi target
Demiraj: Nuk mund të themi që nuk jemi target, kur komshi me ne janë rusët që po armatosen me mig. Sistem 400-S plus. Kemi 5 batalione me pushkë.

Ku janë tanket?
Demiraj: Duhet të pyesësh ish-ministrat.
Milo: Tanket kanë vajtur për skrap.

Hajdaraga: Kam çuar mbi 80 e ca tanke në kufi me Kosovën.
Demiraj: Nuk jam dakord që meqë nuk jemi pjesë e NATO-s nuk kemi nevojë të armatosemi. Edhe Maqedonia është më e armatosur. Dy kërcënimet kryesore të NATO-s janë Rusia dhe terrorizmi islamik.

Hajdaraga: Sovraniteti i Shqipërisë dhe kufijtë e saj janë të garantuar.
Demiraj: Sigurisht.
Hajdaraga: Nuk mund të marrim tanket e fundit, se s’kemi buxhet.

Demiraj: Kemi 360 kapitenë të larguar, 3000 ushtarë profesionistë të larguar. Ushtria shqiptare paguhet në mënyrë skandaloze.

Hajdaraga: Mbrojtja dhe siguria e Shqipërisë është e garantuar. Edhe kontributi i Shqipërisë në NATO nuk vihet në diskutim. Në qoftë se flitet për një agresion që mund t’i ndodhë Shqipërisë jemi të garantuar në bazë të artikullit 5.

Milo: Pse të gjitha vendet anëtare të NATO-s harxhojnë për ushtrinë dhe armatimin.
Hajdaraga: Ka ardhur koha që ushtria të fuqizohet. Qeveria shtoi buxhetin e mbrojtjes. 100 mln euro.
Demiraj: Jo 100 ka shtuar 55 mln euro. Është pozitive. Është kërkesa e ministres së re të Mbrojtjes.
Milo: Kërkohet rinovim i konceptit strategjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Portretet e Lilianës për Nexhmijen: “Lady Makbeth”, fuqia më e errët në 70 vjet. Enveri e kuptoi…
Previous article "Merr frymë, lëshoje barkun": Shpati fshin foton pas komenteve ofenduese

Q.Autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT