• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Rama-opozitës: Nuk fitohen zgjedhjet me ligjin e reformës apo sistemin, ne jemi të hapur për cdo gjë
Home
Politikë

DEBATI/ Rama-opozitës: Nuk fitohen zgjedhjet me ligjin e reformës apo sistemin, ne jemi të hapur për cdo gjë

2 June, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur opozitës u shpreh se zgjedhjet nuk fitohen me ligjin e reformës zgjedhore apo ndryshimin e sistemit. Ai tha se është i hapur për diskutimet që pritet që të rinisin pasditen e sotme pas kushteve të opozitës, por shtoi se i vjen keq që për konsensusin po ndërhyjnë sërish ndërkombëtarët, pasi duhet ta kishin mbyllur vetë. Depolitizimi, tha Rama është rekomandim i OSBE-së.

“Sa i përket reformës i kam thënë ato që kam pasur. Është shumë e thjeshtë, ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë, që nga Bundestagu është përfshirë në dokumentin e Këshillit për një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE, që do të votohet në Kuvend.

Mbi këtë bazë gjithcka që nuk është ndonjë shkencë, sepse janë gjëra të shkruara ku më e përsëritura në të gjitha vitet është depolitizimi i administratës, ne jemi të hapur deri në fund për cdo gjë. Për duke qenë se janë përfshirë për të ndihmuar edhe partnerë, nuk dëshiroj që të bëj komente, përpara se të flasin dëshmitarët. Unë kam këndvështrimin tim, por besoj që ajo që na duhet është që të bëjmë sa më pak polemika e lagu s’e lagu dhe të përpiqemi për produktin më të mirë.

Ne mendojmë se produkti është aty i plotëson të gjitha kushtet. Në një proces, të gjitha palët kërkojnë gjithcka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet, por nuk është e vërtetë, fitohen me votën e popullit. Apo ky apo ai sistem, të bëjë mrekullira, është thjeshtë cështje garantimi standardesh.

E kemi dhënë dhe besoj se e kemi bërë detyrë tonë. Nuk dua të merrem me fjalë se ka dëshmitarë. Më vjen keq që në 2020 të ketë akoma ambasadorë për të bërë marrëveshje, negociatë, apo diskutim mbi rregullat e lojës. Unë mendoj që do të duhet ta kishim bërë vetë këtë, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për të pasur garanci, nuk e di se cfarë, nuk ka problem, u jam mirënjohës miqve, për të bërë më të mirën për të lehtësuar komunikim, por nuk kam koment sot. Mendoj që ka akoma të tjerë që duhet të flasin” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI I VDEKJES SË SHKRIMTARIT TË MADH ALBERT CAMUS/ U ekzekutua nga spiunët e KGB-së për shkak të retorikës kundër-sovjetike?
Previous article "NE I KEMI HAPUR KUFIJTË"/ Rama: Nuk kërkojmë as tampon, as karantinë! Është e kotë

Delo.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT