• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Përplasje mes kandidatëve për president të KE-së (VIDEO)
Home
Nderkombetare

DEBATI/ Përplasje mes kandidatëve për president të KE-së (VIDEO)

16 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Në debatin e zhvilluar midis 6 kandidatëve për presidencën e Komisionit Europian, kandidati socialdemokrat, Frans Timmermans tregoi epërsi të dukshme jo vetëm për argumentimin por edhe për propozimet konkrete.  Për Timmermans, për të evituar hendekun midis Europës së Veriut dhe Jugut  dhe krijuar vende të reja pune, ekonomia europiane nuk mund të bazohet vetëm në masa shtrëngimi. Programi Erasmus duhet t’u ofrohet të gjithë të rinjve në BE dhe duhet të vendoset një minimum rroge në nivelin europian bazuar në së paku 60% të pagesës mesatare.

Frans Timmermans, kandidat socialist S&D: Le t’ju japim të gjithëve të rinjve në Europë të drejtën e programit Erasmus për t’u pasuruar me një eksperiencë tjetër arsimimi brenda BE-së, pavarësisht nëse ata janë në shkollë tê mesme, universitet ose post-universitare, nëse kanë një punë ose jo. Sê dyti, duhet një rrogë minimale në BE në nivelin e 60 % të rrogës mesatare. Kjo do t’i mbrojë të rinjtë nga punët ku paguhen 2 se 3 euro në orë.

Ndërkohë që kandidati i krisitiandemokratëve të partisë popullore europiane, Manfred Weber bazoi argumentimin e tij mbi qasjen partiake dhe arriti thjesht të mbijetojë jo me lehtësi gjatë debatit.

Manfred Weber, kandidati kristiandemokrat EPP-së: Të rinjtë na kërkojnë punë të paguar mirë për të krijuar familje. Ne na duhet një politikë ekonomike e mirë për të krijuar këto vende pune përmes infrastukturës, kërkimit, tregtie tê hapur dhe t’a bëjmë tregun tonë të brendshëm unik edhe më të fortë.

Kandidatët patën qëndrime krejt të ndryshme mbi çështjen e migrimit.

Frans Timmermans, kandidat socialist S&D: Solidariteti nuk është  vetëm për gjërat që na pëlqejnê, por edhe për ato që s’na pëlqejnë. Nëse vendet e Europes Qëndrore dhe Lindore vazhdojnë të rezufojnë solidaritetin për shpërndarjen e migrantëve, në Europë do të  rikthehen herët a vonë kufijtë si më parë. Dhe kjo do të jetë nê dëm tê çdo qytetari europian.

Manfred Weber, kandidati kristiandemokrat EPP-së : Për ne duhet të jetë shteti që tê kontrollojë kush vjen nê Europë dhe jo trafikantët. Kjo duhet të jetë e qartë. Prandaj, ne duam tê zhvendosim 10.000 punonjës të FRONTEX për të kontrolluar kufijtë e jashtëm. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sê bashku me Jean-Claude Juncker arritën marrëveshjen me Turqinë. Gjithashtu duhet plan shpërndarjeje lidhur me Sirinë dhe plan marshall për Afrikën.

Zgjedhja e presidentit të Komisionit Europina varet nga mbështetja e 28 liderëve europianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT NË GJU/ Mungon në finalen e Kupës së Spanjës ylli i Barcelonës...
Previous article FALSIFIKIMI I PRONAVE NË BREGDET/ Çfarë ndodhi me ish-kreun e Hipotekës dhe 8 ish-zyrtarët që... (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT