Sekretari i marrëdhenieve me median dhe shoqërinë civile në PS, Alfred Peza sqaroi në emisionin Open të gazetares Eni Vasili në Top Channel, telefonatën e Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer me Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën.
Peza deklaroi se vizita e Palmer është vazhdë e një bisede që ai ka zhvilluar me krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
“Zoti Palmer i bëri thirrje dy palëve të denojnë dhunën në protesta si dhe këshilloi dy kryetarët kundër udhëheqjes në masë pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reformave.
Nuk do të vijë në Shqipëri posaçërisht për këtë, do të ketë një tur ballkanik, por do ua përsërisë këto fjalë opozitarëve”, u shpreh Peza.


