Gazetari Alfred Peza, sekretar për marrëdhëniet me mediat në Partinë Socialiste, duke replikuar me sekretarin ligjor në PD, tha në Open se bashkia e Shkodrës nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimin e KQZ-së dhe të merret me administrim zgjedhjesh, pasi është shkelje kushtetuese.
Sa i përket perplasjes së militantëve të PD me policinë në Shkodër, Peza u shpreh se ishin veprime të turpshme që na bejne të dukemi si në mesjetë.