Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, deklaroi në emisionin Open se Samiti i Berlinit ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë.
Sipas Pezës, është folur për negociatat e Shqipërisë në BE, ku vendi ynë ka mbështetjen e Gjermanisë për reformën në drëjtësi.
“Sot është konfirmuar mbështetja e plotë e kancelares Merkel për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Kur ka vullnet politik, atëherë gjërat janë më të lehta.
Franca nuk do te flasi per zgjerimin ne keto momente per shkak te zgjedhjeve te majit per ne Parlamentin Europian”, deklaroi Peza.