• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debati në Kuvend/ Basha: Deti vazhdon të jetë “Autostradë e drogës”
Home
Shqipëri

Debati në Kuvend/ Basha: Deti vazhdon të jetë “Autostradë e drogës”

30 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi në Kuvend se ” Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të luftojnë ligjin”, pasi operacionet polizore dekonspirohen dhe se kjo ishte edhe arsyeja që Policia gerke nuk i njoftoi për operacionin e fundit kur kapi 1.6 ton drogë nga Shqipëria.

NGA FJALA E BASHES:

Këto ditë një kompani fantazim mori 5 milionë euro nga Buxheti i shtetit pa bërë asgjë. Asgjë: as ka filluar ndërtimin, as ka gërmuar themelet. Asnjë investim. 4.8 milionë euro në dorë! Si ka mundësi që qeveria t’i japë 4.8 milionë euro nën dorë një kompanie që s’ka bërë asgjë dhe të mos mendojë për fëmijët që rropaten shpateve me krom. Sepse pas asaj kompanie qëndron Arben Ahmetaj dhe shefi i tij Edi Rama.

Po ashtu, qeveria ka vendosur të japë 3 milionë euro për të zëvendësuar palmat e thara.

8 milionë euro të mjaftueshme për të paguar pagat e familjeve, fëmijët e Bulqizës që rropaten.

Ata vazhdojnë të rropaten se ëkto para shkojnë në duart e dy klientëve të Edi Ramës. Këtë mund ta bëjë vetëm një qeveri që i ka dhënë shkelmin qytetarëve të vet. E pa gjithë Shqipëria sa pak dinjitet dhe respekt kanë burrat dhe gratë e kësaj qeverie në Lushnje, që e argëtonin në Lushnje.

Këto dy javë treguan dhe diçka shumë të rëndë: Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të luftojnë ligjin.

Policia e Edi Ramës ka kapur vetëm dy fshatarë me 130 gr marihuanë që u përpoqën t’i shisnin si koka trafiku droge, duke arrestuar dhe disa gra në Shkodër për prostitucion.

Policia e Xhafajt është riaktivizuar duke zëvendëusar luftën kundër krimit me teatër. Shfaqja më e shëmtuar ishte lotaria për shoferët dhe videoklipi i festës. Kur Rama ishte i zënë duke bërë videoklipet, shpërthen makina në Vlorë dhe bëhet luftë mes bandash.

Grupet kriminale vazhdojnë pa i hyrë gjemb në këmbë, trafikun e drogës. Policia greke e tha qartë se skafi me 1.6 ton drogë u kap vetëm kur ata vendosën të mos njoftonin autoritete shqiptare, vendosën të mos njoftonin këtë.

Droga nuk ka mbaruar. Krimi nuk ka mbaruar. Shteti dhe qeverisja e Edi Ramës kanë mbaruar. Kambanat e alarmit bien anembanë Europës, Edi Rama vazhdon të drejtojë gishtin nga opozita. ”

Vijon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet babai i dy fëmijëve: I çmendur pas koleges së punës, por ajo më kërkon...
Previous article Lëshimi i raketës balistike/ SHBA i kërkon të gjitha kombeve të ndërpresin lidhjet me Korenë e Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT