Programi i ri i Ministrisë së Arsimit “Tre lëndë në gjashtë orë” ka hasur në kundërshti të Komisionit parlamentar të Edukimit.
Ky komision i drejtuar nga opozita thirri në një seancë dëgjimore ministren Lindita Nikolla për të dhënë shpjegime për këtë nismë, që siç u motivua nga ministria, erdhi si propozim i disa prindërve, mësuesve e nxënësve nga platforma e bashkëqeverisjes.
Por në komision këtë të hënë erdhi zëvendës ministrja Bora Shahini, çka shkaktoi reagimin e të gjitha palëve.
“Nuk mund të tolerojmë që fëmijët tanë të përdoren për kavje për eksperimente nga kryeministri apo ministria e arsimit për të mbuluar skandalet e arsimit, nuk pranoj të vazhdoj kjo seancë dëgjimore” tha Albana Vokshi.
“Arsyeja pse ministria e arsimit nuk ka ardhur sot këtu është se ajo ndodhet në një mbledhje në Londër, ku merr pjesë të përfaqësoj Shqipërinë” shpjegoi Milva Ekonomi Deputete e PS.
Mbledhja u shty për një datë tjetër kur ministrja të jetë e gatshme të vijë të raportojë në Komision.
Komisioni i Edukimit ka ndërprerë mbledhjen ku Ministria e Arsimit do të raportonte për programin e ri “Tre lëndë në gjashtë orë”, pasi kërkonin që llogari të japë vetë ministrja Lindita Nikolla, dhe jo zëvendësja e saj, Bora Shahini.
/shqiptarja


