• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI NË KLD/ Ministrja e Drejtësisë Gjonaj: Pse duhej shkarkuar gjyqtari Dhima
Home
Shqipëri

DEBATI NË KLD/ Ministrja e Drejtësisë Gjonaj: Pse duhej shkarkuar gjyqtari Dhima

31 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, së datës 7.05.2018, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima. Sipas ministres gjyqtari Ken Dhima ka konsumuar shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

“Me shkresën e datës 27.02.2018, ministri i Drejtësisë i ka dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë propozimin për marrjen e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit Ken Dhima. Kërkesa bazohet në konstatimet e dala nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektorati i KLD-së. Inspektorati i KLD-së ka hetuar disiplinarisht veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarit Dhima për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, në dorëzimin me vonesë të 212 vendimeve gjyqësore në periudhën dhjetor 2016 – korrik 2017”, ka pohuar ministrja.

Vonesat
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pohuar se në përfundim të hetimit disiplinor, Inspektorati i KLD-së ka konkluduar se gjyqtari Dhima ka kryer shkelje të rënda profesionale në mosrespektim formal të ligjit duke arsyetuar me vonesë vendimet gjyqësore.

“Shkeljet e mësipërme përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor referuar nenit 140, pika 2, shkronja /a/ e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe duke mbajtur në konsideratë vendimmarrjen e unifikuar tashmë dhe interpretimin e nenit 140, pika 2, shkronja /a/ të Kushtetutës, ashtu si dhe ligji 96/2016, neni 160, pika 5, ku thuhet se deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm hetojnë shkeljet disiplinore nëpërmjet inspektorëve të KLD së dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Bazuar në procedurën dhe kriteret e pjesës 5 të dispozitës kalimtare të këtij ligji, ministri i Drejtësisë ka bërë propozimin, ka vlerësuar se deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në interpretim edhe të vendimit të

Gjykatës Kushtetuese nr. 34/2017, ka kompetencën për t‟i propozuar KLD-së që të vendosë masën disiplinore të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Ken Dhima”, ka pohuar ministrja.

Problematika
Ministrja Gjonaj ka theksuar se çështje e ngarkesës së gjyqtarëve do të zgjidhjet nga reforma në drejtësi. “Herës tjetër do t’ju jap një përgjigje të saktë sa çështje ka një gjyqtar krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Dhe kjo është arsyeja që u ndërmor reforma në drejtësi, për të ndryshuar sistemin, për të ulur ngarkesën e gjyqtarëve, për të centralizuar gjykatat, për t’i bërë më të mëdha, me numër gjyqtarësh më të lartë, që të ulet edhe ngarkesa e gjyqtarëve dhe të japin drejtësinë sa më efiçente. Atë do ta vendosi KLGJ-ja e re kur të ngrihet, pasi të bëjë studimin, të vendosi hartën e re gjyqësore”, ka pohuar Gjonaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Casillas: Do të kisha dashur edhe unë një lamtumirë si ajo…
Previous article MË NË FUND/ Young Zerka nuk e fsheh më: Të ishte për mua, isha lidhur me Ronelën...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT