• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI ME SANDËR LLESHIN/ Peza: A mos na është irrituar opozita, për mungesën e dhunës ndaj studentëve?
Home
Politikë

DEBATI ME SANDËR LLESHIN/ Peza: A mos na është irrituar opozita, për mungesën e dhunës ndaj studentëve?

6 February, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për folur lidhur me protestën e disa studentëve të ngujuar në fakultete.

Gjatë mbledhjes ka pasur debate midis opozitës dhe maxhorancës pikërisht mbi dhunën, nëse ishte ushtruar apo jo.

Sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza me anë të një postimi në Facebook, ngre pyetjen se përse është irrituar opozita me policinë? A mos opozita është kaq e irrituar, për krejt të kundërtën e asaj që pretendon,- pyet Peza.

Postimi i plotë:

“Pse është e irrituar opozita me policinë? 

Prej disa orësh, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik, opozita dukej shumë e irrituar në prani të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. 
Objekti i dëgjesës me sa u kuptua nga mediat, ishte shqetësimi se policia paska ushtruar dhunë ndaj protestës së studentëve nëpër universitete.
Në kushtet kur opinioni nuk ka parë e dëgjuar më parë për një temë të tillë, pyetja që lind në këtë rast, është:
A mos opozita është kaq e irrituar atëherë, për krejt të kundërtën? Pra, për mungesën e dhunës ndaj studentëve? Dhunë të cilën, me sa kuptohet, mund ta kenë dashur ta përdorin më pas politikisht, si një flamur për arritjen e qëllimeve të veta kundër qeverisë?!
Ajo që opinioni ka parë gjithë këto kohë, është përpjekja sistematike e militantëve të opozitës nëpër universitete, për ta provokuar sherrin me çdo mjet e me çdo mënyrë. Nga zinxhirët nëpër porta, pengmarrja e auditoreve, bllokimet e gozhdimet e dyerve, e deri tek sherret e stimuluara dhe përplasjet e orkestruara me masën e studentëve që kërkojnë prej kohësh, vijimin normal të mësimit.
Pas kësaj, gjithkush është në gjendje të kuptojë edhe më mirë, se përse ishte aq shumë e irrituar këtë radhë opozita jonë, me ministrin e Brendshëm.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK JU BINDEN FËMIJË? 8 rregullat që çdo prind duhet t’i dijë
Previous article "MARRËVESHJA E BREXIT"/ Tusk: Një vend special në ferr për ata që e mbështesin

F.autor

Postime të ngjashme

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja Politikë

TRE VITE NGA SULMET E HAMASIT NË IZRAEL/ Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT