• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI MBI DREJTËSINË NË SHBA/ Prokurori Mueller kërkon të shkojë deri në fund hetimit
Home
Nderkombetare

DEBATI MBI DREJTËSINË NË SHBA/ Prokurori Mueller kërkon të shkojë deri në fund hetimit

8 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Edhe pse kanë kaluar 15 muaj pasi prokurori i posaçëm Robert Mueller u caktua të kryesonte hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, avokatët e presidentit Donald Trump ende po negociojnë se çfarë pyetjesh janë të lejuar t’i bëjnë hetuesit presidentit.

Njoftimet e agjencive të lajmeve citonin të mërkurën avokatët e presidentit që thonë se po përpiqen të ngushtojnë hapësirën e pyetjeve të prokurorit Mueller, duke mos pranuar që presidenti t’u përgjigjet atyre pyetjeve që kanë të bëjnë me një pengim të mundshëm të drejtësisë.

Në një intervistë me rrjetin CNN, Rudy Giuliani, një nga avokatët e zotit Trump, tha se ekipi po i dërgonte një letër të re zotit Mueller me një kundërofertë. Giuliani nuk pranoi të jepte hollësi.

Gazeta Uashington Post njofton se Giuliani, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut i cili u bashkua me ekipin ligjor të zotit Trump në prill të këtij viti, tha se në letër do të refuzohet një intervistë që do të përfshinte pyetje rreth pengimit të mundshëm të drejtësisë, veçanërisht në lidhje me shkarkimin e ish Drejtorit të FBI-së James Comey.

Zoti Mueller ka kërkuar ta marrë në pyetje presidentin prej shumë muajsh. Presidenti Trump i ka kërkuar vazhdimisht ekipit të tij ligjor që ta lejojë të intervistohet, duke besuar se kjo do t’i japë mundësi për të pastruar emrin e tij. Avokatët e zotit Trump e kanë këshilluar atë për të kundërtën tij, duke përmendur frikën e një “kurthi” ligjor.

Në maj të vitit 2017, Presidenti Trump shkarkoi kreun e FBI-së Comey, i cili në atë kohë drejtonte hetimin për Rusinë. Një ditë pas shkarkimit, zoti Trump tha se kishte Rusinë në mendje kur mori këtë vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONI SHBA-TURQI/ Delegacioni turk takime në SHBA për të zbutur tensionet
Previous article E RËNDË NË FIER/ I jep fund jetës me fostoksinë, një 34-vjeçar. Policia jep detajet

k.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT