• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI/ “Kur vajza seksualizohet vetë, unë të kthej kokën?!” Masakra në Klos, Eni Vasili përplaset me Robert Aliajn: Ta kthesh që ç’ke me të
Home
Sociale

DEBATI/ “Kur vajza seksualizohet vetë, unë të kthej kokën?!” Masakra në Klos, Eni Vasili përplaset me Robert Aliajn: Ta kthesh që ç’ke me të

13 October, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Duke diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open” në News24 për masakrën e Klosit, moderatorja Eni Vasili ka replikuar me artistin Robert Aliaj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Aliaj tha se është një problem kulturor, ndërsa nga ana tjetër Altin Haziraj, Drejtor i CRCA, tha se një pjesë e fajit është e shtetit dhe drejtësisë, pasi në shkollë të rinjtë duhet të mësohet sesi të mbrohen nga shantazhet apo ngacmimet në rrjetet sociale.

Por Aliaj tha problemi duhet gjetur tek të gjitha palët, ndërsa tha se në rrjetet sociale janë vetë vajzat në disa raste që seksualizohen, ndërsa shtoi se kur ndodh kjo “ç’të bëj unë, të kthej kokën”.

Por në këtë pikë ka ndërhyrë Eni Vasili e cila tha se vajzat mund të bëjnë çfarë të duan, por askush nuk ka të drejtë t’i shantazhojë apo t’i dhunojë, duke i thënë Aliajt se këto mesazhe nuk mund të kalojnë në këtë emision.

 

Pjesë nga biseda:

Robert Aliaj: Është çështje puro psikologjie, dhe psikologjia e hakmarrjes është shumë e komplikuar. Është një dramë, për ne më e madhe si dramë është kjo, sepse jemi rrit në një tjetër kode morale, dhe ata vetë nuk e shohin si dramë kaq të madhe si e shohim ne se përndryshe nuk do e bënin kaq kollaj. Vlera e jetës nuk është për të gjithë njësoj. Nuk dua as të nënvlerësoj faktin që ai e ndjen ose jo se dhe vetes së vet i dha fund, por kur vijmë te këto çështje të rënda sociale, vjen një fenomen në pah që ne nuk investohemi në këto probleme të shoqërisë. Është problem kulturor. Është përshtatje me hapësirën sociale ku ata kanë jetuar.

Altin Hazizaj: Mendoj se në rastin konkret kemi të bëjmë me trinom problemesh. Një “fushë” të re me teknologjinë, pse vajzat bëhen pre e krimeve online, nuk është vajza e vetme që ankohet. Djem denigrojnë vajza në atë farë feje, ka dhe një problem tjetër tregu online se mendojnë se mund të bëjë çdo gjë. E dyta, përgjegjësia që ka shteti në këtë mes. Sa e dëgjova si ngjarje, nuk mund të mos çoj gishtin dhe të them se ngjarja ka ndodhur se këtu ka një mungesë të shtetit. Sepse arsimi nuk është asnjëherë më mirë se sot, dhe sot ne flasim për nxënës që shkojnë në shkollë dhe nuk arsimohen si të jenë të sigurt në internet, duhet të dinë ku të shkojnë të ankohen dhe si të mbrohen.

Aliaj: Nuk është faji i rrjeteve sociale dhe meshkujve, edhe vajzat seksualizohen në mënyrën më të çmendur dhe të thjeshtë, jam dakord me ty.

Hazizaj: Ky është problemi i katërt.

Aliaj: Kur seksualizohesh ti vetë ça pret nga unë, të kthej kokën?

Vasili: Seksualizohet për hesap të vet, por t’i nuk ke pse shantazhin dhe dhunosh… Ta kthesh kokën që ç’ke me të

Aliaj: Do kthehet koka tani nëse del dikush aty lakuriq

Vasili: Është vajza që mund të zgjedhë

Aliaj: Mos të bëhemi aq moralist

Vasili: Nuk mund të kalojmë këto mesazhe në emision

Aliaj: Duke pasur parasysh, që kemi këto lloj kategorish sociale, duhet të adaptojmë pak sjelljen tonë, të gjithë për t’i evituar këto sjellje

Hazizaj: Ata janë një gjimnaz publik që shteti duhet t’u japë dije edhe si të mbrohen

Lala: Nuk është vetëm histori shkollë, është familje, komuniteti fetar, janë shumë mekanizma,

Hazizaj: Ajo që dështim i shteti të së drejtës, që ata njerëz, babai, s’ka besim as të policia as të drejtësia, sepse ndryshe, një vajzë e shantazhuar shkon në polici, sepse të shantazhosh dikë është vepër penale dhe shkon në burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGON TAKIMIN ME METËN/ Berisha: Pragmatik, tha se ishte tradhtuar nga partitë e mëdha
Previous article DUHET T'I HIDHNI NJË SY/ Disa kombinime yll për ditët me shi (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT