• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debate të forta në komisionin “Tahiri”, Paloka përplaset me Felajn: I drejtoj unë hetimet
Home
Shqipëri

Debate të forta në komisionin “Tahiri”, Paloka përplaset me Felajn: I drejtoj unë hetimet

2 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ka nisur në kryesinë e Kuvendit Komisioni “Tahiri” i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kryetarit Edi Paloka.

Por ka nisur me debat mes kryetarit të komisionit Edi Palokës  dhe deputetes Ermonela Felaj ku kjo e fundit e këshillon t’i përmbahet rendit të ditës dhe e “korrigjon” duke e saktësuar se është mbledhja e tretë dhe jo e katërt.

Debati nisi për shkak të rendit të ditës, ku përfaqësuesja e PS, Ermonela Felaj kërkoi kalimin e disa pikave të diskutuara në mbledhjen e kaluar ku opozita nuk mori pjesë.

Por kreu i Komisionit, Edi Paloka tha se mbledhja e kaluar ishte nul dhe mazhoranca ka uzurpuar postin e tij. Sipas Palokës komisioni u mblodh për të bërë zhurmë, pasi atë ditë zhvillohej gjyqi për ‘kuksianët’ dhe mazhoranca kërkonte të bënte zhurmë.

Paloka: Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim dhe nuk keni pasur të drejtë që të mblidhni komisionin. Ju e bëtë që te bënit zhurmë, pasi atë dite ishte gjyqi për kuksianët. E ashtuquajtura mbledhje ishte në shkelje të ligjit dhe është nul. Sot është mbledhja e tretë dhe jo e katërt.

Flamur Noka i drejtohet Bashkim Finos: Bashkim qenke qeth mirë sot.

Felaj: Duhet të vazhdojmë në atë pikë që e kemi lënë dhe jo kur të doni ju. Ne jemi paraqitur në ketë mbledhje dhe ju nuk ishit paraqitur. Unë nuk kam marrë kompetencën tuaj. Ju na akuzoni se ne vonojmë komisionin, por ne kemi qenë korrekt dhe kemi ardhur në çdo mbledhje.

Noka: Pa marrë autorizimin tim ju nuk duhet të ishit mbledhur dhe të shqyrtonit çështjen. Keni uzurpuar postim tim.

AlpeNews.al

Vijon

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Finalja e Chempions League/ Biletat me çmim të "kripur", ja shifrat...
Previous article Veliaj "deh" Ledrin me raki thane, flasin për teatër dhe muzikë hip-hop (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT