• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE TE EDUKIMI/ Gjekmarkaj harron emrin e relatores së PS
Home
Politikë

DEBATE TE EDUKIMI/ Gjekmarkaj harron emrin e relatores së PS

2 November, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Agron Gjekmarkaj teksa ka bërë hapjen e Komisionit ka harruar emrin e relatores së Partisë Socialiste Lindita Buxheli. Ai ka përmendur emrin e relatores Flutura Açka të PD-së, ndërsa për emrin e Buxhelit ka kërkuar ndjesë pasi nuk i kujtohej.

“Ah po relatorët, relatorët përkatës,zonja Açka dhe zonja… s’më kujtohet emri ndjesë, ëëë Buxheli. për ju zonja Margariti fjala”, tha Gjekmarkaj.

Gjatë  zhvillimit të mbledhjes Gjekmarkaj ka replikuar me Ministren e Kulturës Elva Margariti. Duke u ndalur te poeti Gjergj Fishta, Gjekmarkaj, tha se qeveria e trajtoi si zborsit që shkruan poezi , pasi e la 150 vjetorin e tij në harresë.

Duskutimi:

Zonja ministre ju përmendet eposin e kreshnikëve me intriguat shume! Sa mire, shyqyr që na e shkruan të parët, mendo sa i pafund do të ishte nëse na e shkruante kolegia juaj e dashur Zonja Spiropali! Gjithsesi mos e konsideroni te mbyllur se ende ka vend për një kryekreshnik dhe bëmat e tij! Ju falënderoj për prezencën, por jo për mënyrën se si mbrojtët një buxhet pa ju munguar retorika qe nuk është buxhet bazuar mbi propagandën, i vogël e në hall për një kulture plot halle! Gjithsesi ky buxhet qe nuk është buxhet nuk reflekton nevojat e kulturës si produkt identitar i këtij kombi, si nevojë shpirtërore dhe projektim turistik ! Zonja ministre dhe një gjë, Vili Brand kërkoi falje për krimet e nazizmit ndaj hebrenjve! Unë si deputet i opozitës mundohem te kërkoj falje për ato që i kërkoj si gabime te qeverisjes se djathte në këtë vend! E nuk ndihem aspak keq! Ju a mund të kërkoni falje për triumfin e sallamit në Butrint dhe betonizimin e tij dhe Velieren me shëmtinë e saj urbane! Meqenëse është rasti doja te di keni patur një slogan prej vitesh “edukim nëpërmjet leximit” sa e keni edukuar këtë milet këtë shoqëri, e keni matur sa u lexua sa dhe si u edukua?

Margariti: E shikoj që patjetër ka nevojë për më shumë takime, unë do t’ju flisja jo vetëm për eposin, por edhe për nisma të tjera, siç kemi itinerarin fishtian, një projekt jo se nuk gjen hapësirë në buxhetin e shtetit, por arrin të implementohet edhe me donatorë të tjerë. Me shumë dëshirë do t’ju  riafrohem kur të më thërrisni për çështje konkrete sepse dita e diskutimit të buxhetit nuk është e mjaftueshëm për kuklturën.

Gjekmarkaj: Fishtën e trajtuat si poet lokal, sikur të ishte një zborist nga ata që shkruanin poezi, por në fakt është poet i kombit. Qeveria e la 150 vjetorin në harresë. Bashkia e Lezhës bëri sa mundi dhe sa diti, por Gjergj Fishta është edhe i Vlorës edhe i Shkodrës edhe i Lezhës

Margariti: Nuk mund të biem në grackën e kritikës.

Gjekmarkaj: Nuk është grace, 150 vjetori është moment që e kthen Fishtën në klasik. Fishta i përket 3 brezave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DUHET TË REAGONIN PËR GJËRAT E REJA QË HYNIN NË SHTËPI/ Banorët tregojnë emocuonet si e përjetuan
Previous article I JASHTËZAKONSHËM/ Rezultat historik në Serbi, Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të boksit

F.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT