• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE NË KUVEND/ Balluku i kthehet ashpër Xhaferajt: S’ma ndjen fare, s’kam djalë sekser e vëlla që shet…
Home
Politikë

DEBATE NË KUVEND/ Balluku i kthehet ashpër Xhaferajt: S’ma ndjen fare, s’kam djalë sekser e vëlla që shet…

10 February, 2022 s.autor Politikë

Është shoqëruar me debate interpelanca mes deputetit të PD, Ferdinand Xhaferaj, dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Xhaferaj paraqiti disa fakte, që sipas tij, tregojnë se projekti 2 miliardë euro i Portit të Durrësit nuk është një investim, por një aferë e madhe korruptive e qeverisë shqiptare.

Mes të tjerash, teksa ministrja i përmendi gafën e tij për “diellin”, deputeti iu përgjigj se “Unë kam qenë ministër dhe jam krenar që në 30 vite politikë, kam bërë vetëm një lapsus. Unë kam respekt për gruan, kjo është vijë e kuqe që më pengon t’iu etiketoj me buqetën shumëngjyrëshe që meritoni”.

E ashpër ishte dhe kundërpërgjigjja e ministres Balluku, e cila theksoi se “Z. Xhaferaj, unë nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë, sa për mbiemrat që vini ju, as ma ndjen fare, se mua më flet puna”.

Pjesë nga debati:
Xhaferaj: Unë do të paraqes me fakte pse Porti i Durrësit nuk është projekt strategjik, por aferë korruptive. Do të paraqes tetë fakte. Aty do ndërtohet një kompleks luksoz për një grusht njerëzish. Kompanitë ofshorë të zgjedhura pa transparencë nuk kanë treguar se kanë për qëllim t’i shërbejnë qytetarëve apo zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo është hallka e parë e zinxhirit të vjedhjes së qytetarëve. Janë 1500 metra katror ndërtim, që u zbrazën natën dhe njerëzit që i kanë shërbyer prej vitesh portit u degdisën. Vetëm në dhjetor keni nxjerrë urdhrin e transferimit dhe nuk ka akoma asnjë shkresë. Kemi të bëjmë me grabitje. Ja godina që është grabitur

Fakt tjetër është investimi. Më rezulton se investimet për portet është 50-60 milionë euro. Ngrije kokën znj.ministre e shikoje aktin që keni miratuar vetë. E di që je në siklet, por shikoje. Më rezulton se investimi për një port jahtesh shkonë 50-60 milionë dollarë. Fakt tjetër është tenderi, që dëshmon se që në gjenezë është aferë. Tenderi 19 milionë dollarë, ku fituesi u shpall më 31 dhjetor. Kush e ka marrë? Një kompani që u bastis nga SPAK dhe që ka shumë probleme. Ky tender dëshmon se qëllimi juaj i vetëm është maksimalizimi i korrupsionit. Është e qartë se nuk i trembeni qytetarëve, por shpresoj t’i trembeni drejtësisë. Ju përmendët diellin. Unë kam qenë ministër dhe jam krenar që në 30 vite politikë, kam bërë vetëm një lapsus. Unë kam respekt për gruan, kjo është vijë e kuqe që më pengon t’iu etiketoj me buqetën shumëngjyrëshe që meritoni.

Balluku: Kjo është diçka që ju e bëni gjithë kohën. E kuptoj se keni nevojë të krijoni një perde, tymnajë, për të mbuluar gjithë zullumet e bëra. Do ju prishen linjat e trafiqeve që keni pasur ndër vite, ndaj përdorni emra gjeneralësh, ushtarakësh, që nuk besoj se ju kanë mandatuar juve t’i përmendni. Mendoni se kjo ju krijon kredibitet në popull. I keni marrë ca vota, meqë keni ardhur këtu, por juve ju shqetëson cdo zhvillim për vendin. Çdo projekt i ri që bëhet, për juve është tmerr. Z. Xhaferaj, unë nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë, sa për mbiemrat që vini ju, as ma ndjen fare, se mua më flet puna. Duhet të keni parasysh se ky vend do të zhvillohet. Gjeni akuza të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME MUA NUK FLET DOT KËSHTU. DËGJO..."/ Zbardhet biseda e kryeministrit Rama me nënë Lizën
Previous article BALINA NË SHTËPINË E "BIG BROTHER VIP"/ Flet me Einxhel për Beniadën: Je xheloze më duket

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT