• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë
Home
Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

11 June, 2026 s.autor Politikë

Deputeti socialist Ardit Bido mori fjalën për t’iu përgjigjur pretendimeve të Agron Shehajt se reagimi i parë për Zvërnecin ka qenë prej partisë së tij. Ajo që i kujtoi Bido Shehajt ishin “të falat e Artur Shehut”. Deputeti socialist e pyeti Shehajn cila ishte arsyeja “pas të falave” kur ai s’e ka përmendur Shehun.

“Erdhi çasti të heqim pak maskat. Partia Oportunizmi nuk deklaroi më 30 maj në momentin që doli videoja, asgjë. Vetëm pas reagimit të Ministrisë së Brendshme, ku unë jam një ndër deputetët e PS që i bën thirrje Ministrisë së Brendshme, u kujtuat të bënit një deklaratë.

Kam një pyetje… Ulaj… këtu, pse s’keni përmendur një emër? Unë kam këllqe. Kam dalë këtu dhe kam thënë ka 3 pretendentë për pronarët, kam thënë dhe mendimin tim që prona u takon fiseve Balliu dhe Moçka. Ti s’ke përmendur askënd. E vetmja gjë që ke bërë është që dole pas ca ditësh dhe u viktimizove se të bëri të fala Artur Shehu. Të bëri të fala, ti s’kishe reaguar ndaj tij, çfarë lloj të falash të bëri? Të bëri të fala që s’i ke përmendur emrin? Të bëri të fala se je falsitet? S’po i futem fare si je pasuruar. As që më 30 maj ke qenë në vilën tënde luksoze jashtë shtetit atje ku ke marrë paratë nga Shqipëria në Itali a Irlandë.

Një fjalë për Eraldin. U çove dhe the idiot pse të preka kryetarin. Kemi ngrënë bukë bashkë. Nuk ka politikë të re nëse nuk zbatohet kodi shoqëror. Një përfaqësues par’ exellence i politikës së vjetër më ka thënë edhe gomar të ishe, po të jesh populist, fiton pikë”, tha Bido

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit
Previous article "DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu Politikë

"S'KE TURP?" Përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë Politikë

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Ministri i Mjedisit reagon për deklaratën e BE-së, ja çfarë kërkojnë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva Politikë

"S'KAM QËNË KURRË NON GRATA"/ Berisha: Kam pasur një sanksion, vetëm vizën. Sot u ktheva

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT