Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me efektivët e policisë duke u kërkuar që të lejojnë gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së.
Policia është përgjigjur se dicka e tillë nuk lejohet pasi aktualisht selia blu konsiderohet një skenë krimi, për shkak të incidenteve të dhunshme.
“Blutë” kanë kërkuar kohën e nevojshme për kryerjen e procedurave. Efektivët janë shprehur se duhet një konfirmim nga eprorët për të marrë një vendim.


