Komisioni hetimor për inceneratorët u përfshi nga debate dhe replika mes kryetares Jorida Tabaku dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
PD pretendon se Veliaj në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha Tabaku.
Por Veliaj e kundërshtoi se ka gënjyer nëq mënyrë të përsëritur. Ndërkohë biseda mes tyre u kthye në replika për të drejtën e fjalën.
Veliaj: Po ju betoheni që nuk do gënjeni se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju po më ndërprisni përgjigjen, pyetja ishte retorike
Tabaku: dëshmitar fokusohuni tek pyetjet e mia,
Veliaj: unë ju respektova, pres të më repektoni
Tabaku: sipas pikës 5, ju nuk e keni këtë kompetencë për të cilën keni firmosur.
Veliaj: Ju s’mund të bëni gjyqtaren, kjo që po bëni eështë e pandershme, duhet të më lësh të përgjigjem
Tabaku: Nuk më bën dot pyetej mua, unë jam betuar si deputete e Kuvendit, mos prish mbledhjen më dëgjoi, zoti Veliaj
Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, do më lësh të përgjigjem s’mund të bëni pyetje pa përgjigje.
Tabaku: Mos prishni mbledhjen
Veliaj: është minimumi i etikës, baza e mirësjelljes për bashkëjetesë, bëtë pyetjen do dëgjoni përgjigjen
Taabaku: Përgjinuni pyetjeve që kam
Veliaj: Nuk e cakotni ju përgjigjen time, e cakton ligji
Tabaku: Nuk jeni këtu për të bërë pyetje
Veliaj: Do më japësh kohën të përgjigjen
Tabaku: E pandershme të vish këstu e të bësh propagandë e ke gjthë kohën të
Tabaku : E pandershme të vish të marësh peng këtë komision hetimor
Veliaj: Jam përgjigjur me logon e Bashkisë, mos bëj zhurmuesin ke gënjyer në mënyrë sistematike.
Tabaku: Me qetësi, zhurmuesin je i dalluar që e keni bërë ju , mos bëj propagandë.
Veliaj: Kjo është e pandershme, thellësisht e pandershme kjo që po bën.
Tabaku: Po merr peng komisonin që ke përgjgjësi te japesh pergjigje.
Veliaj: Po e drejton në mënyrë të pandershme, nëse ke bërë pyetje do dëgjosh përgjigjen, a e bërë pyetjen do dëgjosh përgjigen. Ja ku i ke specifikat e pronës që thotë kjo pronë është në pronësi shtet, nëse do kishit vajtur në punë në bashkinë e Tiranes do kuptonit që prona shtet sa kohë është pronë bashkiake s’mumd të pyetet këshilli bashkiak për një pronë që nuk e ka. Ajo që gënjeni sistematikisht e thooni që s’ka vendim të këshillit bashkiak ta thashë që unë betohem e do them të vërtetën.
Tabaku: I cilit vit është ky vendim.
Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk i kam.
Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht cështjen.
Veliaj: Mund të biem dakiort që nuk biem dakort por do dëgjojmë njëri tjetrit, ti mund të bësh pyetjet por jo përgjigjet e mia.
Tabaku: Të lutem me qteësi më lexoni vendimin e këshillit bashkiak.


