• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DATABAZA E INSTAT JASHTË FUNKSIONIT/ Ekspertët: Sulmet po masivizohen…
Home
Breaking News

DATABAZA E INSTAT JASHTË FUNKSIONIT/ Ekspertët: Sulmet po masivizohen…

6 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), nuk është aktive që nga data 31 janar, kur grupi i hakerave ‘Homeland Justice’ njoftoi se kishte sulmuar serverat dhe web-in.

Pas pesë ditësh nga sulmi, të dhënat të detajuara të statistikave zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësinë, etj nuk janë të aksesueshme. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktivitetin në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.

Një ditë më parë INSTAT njoftoi mediat me anë të një emali se pas sulmit kibernetik të ndodhur më datë 31 janar 2024 është arritur të rihapet faqja zyrtare www.instat.gov.al. Në ditët në vijim faqja zyrtare do të përditësohet me informacionet e fundit, vijoi në njoftimin e tij INSTAT.

Në seksionin e tregtisë së jashtme mungojnë dy muajt e fundit të vitit 2024, nëntor dhe dhjetor, por ndërkohë databaza që jep të dhëna të detajuara është jashtë funksionit.

Gjatë fundjavës “Homeland Justice’ njoftuan se kanë asks të plotë në 10 terrabite, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit.

Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerave ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë te ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi, që përfshin aksesin edhe në sistemet Back-up. Këto sisteme shërbejnë për të ruajtur të dhënat në serverë të veçante në rast të një sulmi në sistemet me të cilat punohet. Eksperti shpjegoi se metodat e hakerimit kanë evoluar shumë vitet e fundit, ndërkohë që ka shumë pak IT profesionte dhe përdoruesit e sistemeve nuk kanë kulturën bazike për të ruajtur nga sulmet.

“PSH vitet e fundit hakerimi nga emaili është bërë agresiv. Punonjësve ju shkon një email nga shefi, hapja e të cilit u jep akses në sistem hackerave”-tha eksperti. Kjo lloj mënyrë po aplikohet masivisht edhe ndaj bizneseve vitin e fundit, të cilët hakërrohen për gjobëvënie.

Eksperti tha se që kur sistemet u përnderuan në Agjencinë e Kombëtare të Informacionit, në shume institucione nuk ka punonjës IT në organikë. Pranie e IT ne entet publike është e domosdoshme për të kontrolluar dhe trajnuar përdoruesit, por edhe për të kontrolluar rrjetet pasi sulmet tani po ndodhin në këtë mënyrë, shpjegoi ai.

Ad
iPhone User? Learn How To Block Ads Now
Smartsecuritynow.com
Learn More
Sponsored Links
Para se të ndodhnin sulmet, INSTAT dështoi të realizojë dhe të publikojë në kohë të dhënat paraprake e censit të popullsisë të vitit 2023.

Censi i fundit ishte më i shtrenjti në histori, me rreth 13 milionë euro dhe 7500 persona te aktivizuar, që sipas qeverise dhe INSTAT u aplikuan me qëllim publikimin sa më të shpejtë të rezultateve. Mirëpo në historinë e tranziconit ky ishte censi i parë në të cilin nuk u respektuan afatet për publikimin e të dhënave paraprake për popullsinë dhe banesat në dhjetor 2023.

E dhëna mbi shifrën e popullsisë në vend është emergjentë për të saktësuar të gjithë të dhënat e tjera që prodhohen dhe që kanë kuptim vetëm kur krahasohen me popullsinë e vendit./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira në zonën perëndimore, kthjellime në jug. Temperaturat në rritje
Previous article LUFTA NË GAZA/ Shkon mbi 27 mijë numri i palestinezëve të vrarë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT