• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DATA E ZGJEDHJEVE/ Balla nga Belshi nxjerr “sekretin”: Kërkova që të bëheshin më 9 qershor, opozita për habi vendosi më 30 qershor …
Home
Politikë

DATA E ZGJEDHJEVE/ Balla nga Belshi nxjerr “sekretin”: Kërkova që të bëheshin më 9 qershor, opozita për habi vendosi më 30 qershor …

10 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste vijoi në Belsh. Ky aksion kombëtar i pranimeve të reja në PS ka ndër synimet e veta kryesore afrimin e personave me reputacion publik, të angazhuar në nisma komunitare, profesionistë të spikatur.

Kryetari i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Musa Ulqini dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani mirëpritën në PS shumë të rinj e të reja, burra e gra nga zona e Dumresë si dhe ndanë me ta dhe me qindra qytetarë të Belshit, lajmin e mirë të vijimit të projektit të Rilindjes Urbane, në fazën e dytë të tij.

Në fjalën e tij Balla tha se Belshi tashmë është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm turistik të qarkut të Elbasanit.

“Unë sot kam ardhur në Belsh për të ndarë me ju lajmin e mirë të përfundimit të projektit të fazës tjetër të Rilindjes Urbane të Belshit, e që ka të bëjë me depozitimin në qeveri të aplikimit të Bashkisë së Belshit. E njëjta pamje që kemi sot këtu, pas një viti do të jetë në të gjithë pjesën tjetër të liqenit për të përmbyllur një unazë të plotë përreth tij.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë Belshin i cili tashmë është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm turistik të qarkut të Elbasanit.

Por përveç pjesës së Rilindjes Urbane, unë nuk e quaj detyrën time, të Musait e të Arifit të kryer nëse ne nuk mbajmë fjalën deri në fund për çështjen e ujit të pijshëm.

Ky është një angazhim të cilin vetë kryeministri e ka marrë këtu përpara jush e për të cilin Musai insiston vazhdimisht, tani që ne diskutojmë buxhetin”, deklaroi Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla ndau me qytetarët e Belshit habinë për qëndrimin e opozitës lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

“Rreth 7 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Presidenti Meta vendosi që zgjedhjet të jenë në ditën e fundit të Qershorit.

Unë propozova një datë në fillim të Qershorit, data 9 do të kishte qenë më mirë edhe për shkak të vapës, edhe për shkak të disa punëve në bujqësi.

Por u ndjeva i habitur kur opozita nuk pranoi që zgjedhjet të ishin në 9 Qershor, por donin datën më të fundit të mundshme, 30 Qershorin.

Është e vetmja opozitë në botë që kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më larg. Në përgjithësi opozitat kërkojnë që zgjedhjet të mbahen sa më afër, por këta nga frika e humbjes i duan zgjedhjet sa më larg.

Por një gjë është e sigurt, këtu në Belsh, në Elbasan e në të gjithë Shqipërinë njerëzit dinë të bëjnë dallimin mes atyre që punojnë dhe mes atyre që dinë të flenë vetëm gjumë.

Kampioni i gjumit sot në Shqipëri është kryetari i opozitës dhe ky nuk është një avantazh për ne. Është një e keqe dhe një dëm për funksionimin normal të demokracisë në këtë vend.”, shtoi Balla.

I shndërruar tashmë në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend, Belshi është shembulli më i qartë, më i bukur dhe më kuptimplotë sesi mund të transformohet një gërmadhë në një perlë të vogël, buzë liqenit.

Zhvillimi i mëtejshëm i zonës së Dumresë nuk përfshin vetëm fazën e dytë të Rilindjes Urbane të qendrës, por edhe të zonave të tjera duke përfshirë të 82 liqenet që zbukurojnë këtë zonë dhe fshatrat rreth tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESSI E URREN/ DEMBELE acaron Barcelonën, sjellja e sulmuesit bëhet çështje
Previous article KISHTE TË DREJTË/ Spalletti komenton gjestin e Mourinhos: “Nëse e ngacmoni një LUAN…”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT