• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DASMA MBRETËRORE/ Mbretëresha ruan distancat, mungon babai i nuses (FOTOT)
Home
Jetë

DASMA MBRETËRORE/ Mbretëresha ruan distancat, mungon babai i nuses (FOTOT)

19 July, 2020 s.autor Jetë

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi u martuan të premten në një ceremoni tepër private, ndërsa të dielën, Pallati Mbretëror publikoi disa fotografi nga ceremonia. Çifti i sapomartuar shihet duke pozuar me Mbretëreshën Elisabeth II dhe Princin Philipp, sigurisht duke ruajtur distancimin social.

Kjo ishte hera e parë pas 235 vitesh që një martesë mbretërore zhvillohej me dyer të mbyllura. Pas ceremonisë u mbajt edhe një festë e vogël familjare me vetëm 20 të ftuar. Fustani i bardhë, edhe pse nuk kishte pompozitetin e një rasti të tillë, i ishte dhënë Princeshës 31-vjeçare nga gjyshja e saj, Mbretëresha.

Ajo që ra gjithashtu në sy ishte mungesa e babait të saj, Princit Andrew, në të gjitha fotografitë e publikuara nga Pallati Mbretëror. Ai ishte sigurisht i pranishëm në ceremoni, madje e shoqëroi të bijën në altar, por familja vendosi të mos e përfshinte në fotografitë publike.

Andrew hoqi dorë në nëntor nga jeta publike, pasi u përfshi në skandalin e abuzimeve me të mitur, me mikun e tij tashmë të ndjerë, Jeffrey Epstein. Ai akuzohet nga një prej viktimave të Epstein dhe bashkëpunëtores së tij gjithashtu të arrestuar, Ghislaine Maxwuell, se ka kryer marrëdhënie me të kur ishte ende e mitur, por Princi i mohon akuzat. Megjithatë, FBI dëshiron ta marrë në pyetje djalin e Mbretëreshës në lidhje me miqësinë që kishte me Epstein dhe Maxwuell. Për të shmangur ndonjë ndalim të padëshiruar nga autoritetet, Andrew ka anuluar të gjitha udhëtimet jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI DO JETË RAPORTI I ALBANIT DHE FLORIT NË PLEQËRI? FOTO e tyre shkakton mjaft të qeshura
Previous article NIS JETË TË RE MES LUKSIT/ Kejvina Kthella shfaqet e transformuar pas ndarjes nga reperi (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë Jetë

TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë Jetë

TEMPERATURAT EKSTREME/ Alarm për gratë: Pse organizmi i tyre rrezikohet më shumë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT