Një dasëm kthehet në tragjedi, pas injorimit të masave anti-koronavirus për të mos u grumbulluar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Indisë, ku dhëndëri vdiq dy ditë pas dasmës dhe mbi 100 të ftuar rezultuan pozitiv me koronavirus.
Në dasëm morën pjesë 369 persona, bënë me dije zyrtarët indianë. Vetëm një ditë më pas 79 persona rezultuan të infektuar me Covid-19. Ndërsa 24 të tjerë u zbuluan përmes gjurmimit të kontakteve.
Dhëndri, i cili punonte si inxhinier, ishte kthyer në fshatin e tij për t’u martuar. Por vetëm dy ditë pas dasmës humbi jetën.