• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DASHURIA, PAQJA…”/ Baba Mondi feston 64-vjetorin e lindjes, bën bashkë politikanë, klerikë, biznesmenë e diplomatë
Home
Sociale

“DASHURIA, PAQJA…”/ Baba Mondi feston 64-vjetorin e lindjes, bën bashkë politikanë, klerikë, biznesmenë e diplomatë

20 May, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj festoi përvjetorin e 64-të të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për komunitetin bektashian, për klerikët e këtij besimi të paqtë, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka mbledhur të afërm, miq, besimtarë dhe personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, arti dhe diplomatë të huaj.

Duke përshëndetur e falënderuar të ftuarit, Baba Mondi tha se jeta e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të Zotit duke dhënë mesazh që kudo të mbizotërojë dashuria, paqja dhe mirësia.

“Në këtë ditë të përvjetorit tim uroj dhe bekoj për të gjithë ju të keni dashuri, paqe mirësi e cila na nderon neve si njerëz. Dashuria është ajo që mban njerëzimin ne këmbë. Edhe puna e cila i largon njerëzit nga keqësia edhe dituria që i mëson njerëzit të kenë dashuri me njëri-tjetrin, i mëson me mësimet e Perëndisë, të shkencës të kulturës artit gjithçka që ka krijuar Zoti”, u shpreh Baba Mondi ndër të tjera në mesazhin e tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve për punën e tij në emancipimin e shoqërisë.

“Një komunitet jo vetëm një bekim nga mënyra e besimit, por dhe një komunitet patriotik gjithmonë avangardë për ndriçimin e vendit tonë, emancipimin e vendit tonë për gjuhën shqipe. Të falënderoj baba që je mishërimi i kësaj pune falënderoj gjithë vëllezërit e besimeve. Kjo dritë dhe ky bekim u shtoftë në jetët tona siç shtohen vitet e jetës tënde”, tha Veliaj.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në fund të viteve ‘90, së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, mori pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Më 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin “Dervish” dhe, menjëherë u ngarkua me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë. Puna e palodhur e tij për kontinuitetin dhe ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, të dekretohet me titullin “Baba”. Më 11 qershor 2011 me vendim të Këshillit të Lartë Gjyshëror të Kryegjyshatës Botërore, pas ndarjes nga jeta e Haxhi Dede Reshat Bardhit, Dede Edmond Brahimaj, është zgjedhur në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është i 39-ti Kryegjysh Botëror në 800 vite të bektashizmit.

Janë me dhjetëra vlerësime të krerëve të shteteve dhe organizmave të lartë shtetërorë e shoqërorë për punën e Kryegjyshit Botëror Bektashian, si Titulli “Kalorësi i Skënderbeut”, nga Presidenti i Republikës, medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Qeveria e Kosovës, titullin “Mirënjohje”, nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në vitin 2019, “Profesor Nderi”, i Universitetit të St. Petërsburg, etj
Bektashinjtë janë shquar gjithmonë për përkushtimin, humanizmin, patriotizmin e paqen dhe nën drejtimin e Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj këto vlera janë zhvilluar e pasuruar më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM I KUQ TË DIELËN NË ITALI/ Vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhitë
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Dy të vdekur dhe një i plagosur nga sulmet ruse në Dontetsk

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT