• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DASHURIA E NDALUAR”/ I riu SHQIPTAR që i lutej gruas së DIVORCUAR: Më duaj ose do të të VRAS (FOTO)
Home
Sociale

“DASHURIA E NDALUAR”/ I riu SHQIPTAR që i lutej gruas së DIVORCUAR: Më duaj ose do të të VRAS (FOTO)

31 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjimnazist, banues në qytetin e Vushtrrisë në Kosovë, dhe shtetas shqiptar me pasaportë të Republikës së Kosovës, ky është i riu i “marrosur” pas një gruaje të martuar nga Shkodra, Besnik Hysaj.

Edhe pse e divorcuar, 37 vjeçarja nga qyteti i Shkodrës (identiteti i së cilës nuk bëhet akoma i ditur) kishte patur komunikim me të riun nga Kosova.

Hysaj e kishte kontaktuar në çdo formë komunikimi (telefon, aplikacionet sociale) por nuk ia ka dalë t’ja “ushqejë” ndjenjën e njëjtë edhe gruas nga Shkodra.

Ai në rrjetin social “Facebook” duket shumë aktiv. Postimi i fundit është bërë me 15 qershor (ditën e ditëlindjes së babait të tij). Policia po heton ndërkohë të gjithë ngjarjen e dyshimtë që ka avancuar në kërcënime me fjalë, kërcënime fizike, dhe me armë.

SKENARI – ARDHJA E HYSAJT NË SHQIPËRI

Djali i dëshpëruar nga gjendja emocionale kishte vendosur të ikte drejt qytetit ku jetonte 37 vjeçarja për ta takuar, por me vete duket se është përgatitur mire (duke u pajisur me një pistoletë të cilën ia ka marrë dikujt në Kosovë, thonë burimet e Policisë).

Në momentin që ka hyrë në oborrin e shtëpisë të së divorcuarës Hysaj i është afruar por gruaja ka tentuar të bërtasë, dhe të kërkojë ndihmë.

Kjo e ka acaruar situatën duke bërë që Hysaj të nxjerrë armën (tip pistoletë lloji “Zastava”) dhe ta kërcënojë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G., e cila ka telefonuar Policinë dhe falë reagimit të shpejtë të saj, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku iu gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip ‘Zastava’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.

Nga sa mësohet, Besnik Hyseni nuk e ka dhunuar dhe as kërcënuar 37-vjeçaren, por vetëm i ka thënë shprehje të tipi “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Ende nuk dihen rrethanat e njohjes së 23- vjeçarit nga Kosova me gruan nga Shkodra, por dyshohet se kjo ka ardhur përmes rrjeteve sociale.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, me materiale të Njoftimit të Policisë Shkodër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË PËR TITULL/ Me Vidal dhe Nainggolan, fomacioni i Interit do të ishte kështu (VIDEO)
Previous article Gjashtë fustane që duhet të ketë çdo grua: Nga modeli i derdhur deri tek...(FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË JALË/ Qytetari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË JALË/ Qytetari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT