• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DASH nuk fut Shqipërinë në raportin vjetor/ PD: Vendin e zunë rusët, Rama sulmoi kreun amerikan të Dhomës së Tregtisë
Home
Shqipëri

DASH nuk fut Shqipërinë në raportin vjetor/ PD: Vendin e zunë rusët, Rama sulmoi kreun amerikan të Dhomës së Tregtisë

25 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) ka publikuar së fundmi raportin e përvitshëm sa i përket zhvillimit ekonomik, klimës së investimeve dhe të biznesit dhe për këtë vit Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste.

Sic shihet edhe ne listen e marre nga uebsajti zyrtar i DASH ne internet, Shqiperia nuk figuron mes ketyre vendeve. Bie ne sy qe ne kete liste mungojne edhe Serbia dhe Maqedonia.

raporti i dash per biznesin

E kete vendim te DASH, për të përjashtuar Shqipërinë nga lista e vendeve mikëpritëse të bizneseve amerikane deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila ka reaguar me nje deklarate per mediat, e ka quajtur “dënim për ekonominë tonë”.

REAGIMI I PLOTE I TABAKUT

Të mos jesh vend mikpritës për bizneset amerikane do të thotë se në Shqipëri ka klimë armiqësore ndaj tyre me taksa të larta, ka konkurencë të pandershme nga paratë e pista të trafikut të drogës dhe korrupsionit, ka përqendrim të ekonomisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës.

 

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të mos e konsideruar Shqipërinë si një vend miqësor për bizneset amerikane nuk është një rrufe në qiellin e hapur të një vendi të qeverisur nga narkotrafikantët dhe oligarkët.

 

Kohët e fundit Dhoma Amerikane e Tregtisë ka theksuar klimën armiqësore ndaj biznesit, por në vend të reagimit për të ndryshuar situatën, kryeministri Rama ka sulmuar publikisht, Kryetarin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

 

Thuajse në të gjitha raportet, Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton rritjen e taksave dhe pengimin e investimeve serioze amerikane nga burokracitë. Apo thënë ndryshe nga korrupsioni, që është edhe një nga kriteret e përdorur nga Departamenti amerikan i Shtetit për futjen e Shqipërisë në listën e zezë të vendeve jomiqsore për biznesin amerikan.

 

Opozita e ka denoncuar me forcë këtë sjellje të qeverisë, për shkak të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm ekonomik në botë, partneri ynë strategjik, renditet në vendet e fundit sa i takon investimeve të huaja në Shqipëri.

 

·       Sot në Shqipëri nuk ka më vend për investitorë amerikanë, sepse ato i kanë zënë investitorët rusë e gjeorgjianë.

 

·       Sot të vetmit që marrin tendera janë miqtë e kryeminsitrit.

 

·       Sot çdo PPP jepet nga qeveria pa garë, me ofertë të pakërkuar.

 

·       Sot ligjet bëhen me emra biznesesh.

 

·       Sot praktikisht në ekonomi nuk ka më garë.

 

Sot në Shqipëri nuk ka investitorë amerikanë dhe invstitorë të tjerë të huaj, sepse askush nuk investon në një vend ku çdo pushtet e ka marrë kryeministri. Askush nuk investon në një vend ku Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është asgjesuar nga kryeministri.

 

Zgjidhja e vetme për këtë krizë të thellë politike dhe ekonomike është çlirimi i qeverisjes, çlirimi i tregut nga oligarkia, paratë e pista të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Ka ardhur koha për një ndryshim rrënjësor!

 

Shqipëria nuk mund të jetë më vendi që punon për pasurimin e kryeministrit, disa ministrave dhe një grushti oligarkësh e bosësh të krimit të lidhur me ta.

 

Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund ta kthejë ekonominë në duart e sipërmarrësve dhe tregtarëve të ndershëm, të rikthejë Shqipërinë në vendin më mikpritës për investimet amerikane dhe investimet e tjera të huaja në rajon!

 

Nëpërmjet ndryshimit të Ligjit Antimafia, ne do t’u kthejmë shqiptarëve çdo qindarkë dhe çdo pasuri publike, të grabitura nga qeveria e krimit dhe e korrupsionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKËPUNIMI DHE INTEGRIMI MES VENDEVE/ Kreu i Komunës së Preshevës në Tiranë, takohet me Rucin
Previous article Adoleshenti “turpëron” Neymarin, ylli brazilian sillet si “fëmijë” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT