• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Darka e fundit” e Leonardo Da Vinçit dhe përsheshngrënësit e Likes
Home
Politikë

“Darka e fundit” e Leonardo Da Vinçit dhe përsheshngrënësit e Likes

2 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Alfred Peza

Në politikë ka një aksiomë të njohur: Nuk është e rëndësishme se çfarë flitet për ty, e rëndësishme është që të flitet për ty! Në fillim të turbullon pak, por keni parë ju që me kalimin e kohës, nis e të shijon?! Sepse të jep shpesh, një ndjenjë të parrëfyer argëtimi.

Një rubrikë humori që ka lindur në mediat shqiptare, përpara se të lindin portalet, kishte shkruar: E pandodhshme/ Fred Peza bën zbulimin më të madh në botë: Da Vinçi ka vjedhur “Darkën e Fundit” në Kishën e Balldresë.

As humori i “hanit” të bulevardit dhe as fjala “kopjoi” e vendosur në thonjëza, nuk i kishte penguar mediat e listës së përsheshit të Likes, që të hynin në një garë shumë serioze, për ta postuar atë si zbulimin më serioz të shekullit.

Kjo i kishte turbulluar pak edhe kolegët gazetarë të veriut, të cilët pas postimit tim për afreskun “Darka e Fundit” të Kishës së Shën Premtes në Balldre të Lezhës, vrapuan që të ripublikonin linqet e kronikave dhe shkrimeve të përgatitura prej tyre me këtë temë, për 30 vjet me radhë.

Si mund të ketë fuqi njeriu pas kësaj, që tia shpjegojë përsheshngrënësve të mjerë, se “Darka e Fundit” nuk është patenta e një zbulimi shkencor, por një motiv Biblik, që ka frymëzuar qindra artistë për vepra në çdo gjini, për dy mijë vjet me radhë?! Vepra këto të krijuara e shpërndara anekënd globit, e jo vetëm në Shqipëri e Itali?

E vetmja gjë që mund të bësh në të tilla raste, është të gjesh ngushëllim tek shprehja që thotë se e vërteta kalon nëpër tri faza: Në fillim, e sulmojnë duke e paraqitur si marrëzi. Më pas e pranojnë se ndoshta është e saktë por.., e parëndësishme. E në fund, pasi e pranojnë marrëzinë e tyre, kacafyten për të të marë autorsinë e saj.

Ajo që të mëson tjetër politika është se nuk ka asgjë rastësisht! Ndaj, mos kujtoni se e kanë bërë nga padija. Pas një shkrimi “për zoologjinë dhe botanikën politike të Likes”, sigurisht që e prisja goditjen e radhës poshtë brezit.

Por ajo që nuk e prisja ishte që portat e kopshteve zoologjik e botanik të medias, të hapeshin të dyja njëkohësisht.jo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR PUSHIME NË ABU DHABI/ Ledina Çelo i bën dedikimin e veçantë bashkëshortit
Previous article NA SHOKOI VËRTET/ Renato Mekolli publikon spotin e ''Hell's Kithchen'' dhe nuk e prisnim atë çfarë pamë

k.autor

Postime të ngjashme

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT