Safet Bajri, 34-vjecar, i dënuar në Holandë me 22 vjet burg, u lejua te dale nga qelia e burgut ne Tirane, diten e premte.
“Shqiptari, i njohur edhe me pseudonimin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth dyzet vrasje, prostitucion dhe trafik droge u burgos në shtator të vitit të kaluar”, shkruan hln, duke komentuar keshtu lejen prej 6 oresh qe iu dha te fortit te Shkodres, per te percjelle ne banesen e fundit te atin.
Sistemi i burgjeve shqiptare me miratimin e zyrtareve te larte, i dha kriminelit, pjese e listes se me te kerkuarve, lejen per 6 ore per te qene pjese e varrimit te babait.
“Në 10.20 të mëngjesit Bajri doli nga qelia per ne banesen e tij ne në Shkodër”, shkruan media belge, duke vijuar: “Pas kësaj ai mori pjesë në ceremoninë e shoqëruar nga policia dhe forca te sigurise, e me pas Bajri u kthye në qelinë e tij, ku duhet te vuaje denimin”.
Media belge aludon per nje mase lirimi si trajtim preferencial qe i eshte bere Bajrit, per shkak te lidhjeve te tij me politiake. “Ky trajtim preferencial përsëri tregon se sa afër jane lidhjet mes politikanëve aktuale dhe klaneve mafioze”.



