• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DALMATËT E DOBRAÇIT”/ Kërkesa për ekstradim në Itali për anëtarin e grupit të ”Bajrit”, “blindohet” Gjykata e Shkodrës
Home
Breaking News

“DALMATËT E DOBRAÇIT”/ Kërkesa për ekstradim në Itali për anëtarin e grupit të ”Bajrit”, “blindohet” Gjykata e Shkodrës

24 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër është blinduar në orët e paradites nga forca të shumta policie, për shtetasin Ilir Bajri Rustemi, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” është zhvilluar një seancë për masë sigurimi ndaj tij.

Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Bajrit Rustemi në shtetin italian. Në vitin 2008-2009 Gjykata e Bolonjës në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni” dhe është dënuar përfundimisht me 5 vite e gjysme burg.

 

Në Gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër u zhvillua një seancë për masë sigurie për ekstradimin e tij drejt Italisë për këtë dënim në shtetin italian. Ilir Bajri Rustemi ishte i pranishëm në seancë, por masa e sigurisë ndaj tij u shty për një datë tjetër për shkak se nuk kishte avokatin mbrojtës.

Ilir Bajri Rustemi u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek krimet e rënda. Tashmë pritet për t’u parë nëse dënimin që ka në Itali, Ilir Bajri Rustemi pas vendimit për ekstradim dhe njohjes së këtij vendimi në Shqipëri do ta vuaj në shtetin italian apo këtu në Shqipëri.

Gjatë gjithë kohës kur u zhvillua kjo seancë e masës së sigurisë në Shkodër, gjykata e shkallës së parë ishte e rrethuar nga forca të shumta policie. Pas seancës që zgjati jo më shumë se 10 minuta, Ilir Bajri Rustemi u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt paraburgimit në pritje të seancave të tjera tek krimet e rënda dhe gjykata e Shkodrës për qëllim ekstradimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR "KRYEVEPËR" NGA LA LIGA/ Argjentinasi vendos kandidaturën për çmimin “Puskas” (VIDEO)
Previous article "BASHKËQEVERISJA"/ Rama: Mbi 600 punonjës janë larguar, nuk zgjidhën problemet e qytetarëve

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT