• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALJA E INFORMACIONEVE SEKRETE MBI LUFTËN NË UKRAINË/ Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të SHBA-së, për të na mashtruar
Home
Nderkombetare

DALJA E INFORMACIONEVE SEKRETE MBI LUFTËN NË UKRAINË/ Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të SHBA-së, për të na mashtruar

12 April, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Dokumentet jashtëzakonisht të ndjeshme që kanë rrjedhur në internet mund të jenë një lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të “mashtruar” Rusinë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus.

“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Pasi SHBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.

Dokumentet që kanë rrjedhur në publik – gjë që ka nxitur nisjen e hetimeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë – përfshijnë informacione të klasifikuara lidhur me luftën e Ukrainës kundër forcave ruse, por edhe vlerësime sekrete të SHBA-së për aleatët e saj.

Në një prej dokumenteve që është analizuar nga AFP, theksohen shqetësimet e SHBA-së lidhur me kapacitetin e Ukrainës për të vazhduar mbrojtjen ndaj sulmeve ruse, përderisa Washington Post ka raportuar se në dokumente tjera janë shprehur dyshime lidhur me suksesin e ofensivës së re që forcat e Kievit pritet të nisin.

Gazeta Guardian ka raportuar se në një dokument thuhet se zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se në një pikë në Ukrainë kanë qenë aktivë 97 forca speciale nga shtetet e NATO-s, përfshirë 50 trupa britanike.

Reuters ka raportuar se Serbia, shteti i vetëm në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, nuk ka pranuar të trajnojë trupat ukrainase, por është zotuar se do t’i ofrojë ose veçse i ka dërguar armë Ukrainës.

Dhjetëra dokumente, disa prej të cilave thonë se SHBA-ja ka spiunuar aleatët e partnerët, përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Ukrainën – janë shpërndarë në Twitter, Telegram, Discord dhe në faqe të tjera ditët e fundit, edhe pse disa prej dokumenteve të tjera kanë qarkulluar online për një kohë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEGRADON SHERRI NË FAMILJEN NË DIBËR/ 24-vjeçari kërcënon dhe godet me sende të forta kunatën e vëllait, arrestohet
Previous article 50 GRAM TRITOL NË MAKINË/ Kush i bëri atentat Benard Ndrecës? Policia shoqëron 6 persona

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT