Gjatë ditëve në Shqipëri është vënë re një ulje e rasteve të reja me COVID-19, që është reflektuar edhe në revistën prestigjioze shkencore “Our World in Data”.
Gjatë 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar me koronavirus 149 persona nga 2886 testime dhe janë raportuar 3 humbje jete.
Numri i personave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 dhe të shërohen gjatë 24 orët e fundit është 542.
Vendet në të cilat numri i rasteve të reja është më i lartë, janë Tirana me 43 raste, Shkodra me 12, Korça me 11 dhe Fieri me 10.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Tre qytetarët të cilët humbën betejën me COVID-19 vinin nga tre qytete të ndryshme. Tirana, Librazhdi dhe Përmeti.


