Mëngjesin e sotëm i është vënë tritol shtëpisë së Talo Çelës, të shumëkërkuarit nga Elbasani, i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës. Tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës dhe ka vetëm dëme materiale.
Në shtëpinë e Talo Çelës ku iu vu tritol sot në orët e para të mëngjesit nuk banonte asnjeri. Në zonën ku ndodhet shtëpia nuk ka banesa të tjera dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin, kësisoj kjo do ta bëjë më të vështirë të gjendet se kush fshihet pas ngjarjes.
Shtëpia ndodhet shumë pranë me vendin ku është ekzekutuar vëllai i tij, Bujar Çela. Shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku iu ekzekutua i vëllai.





