Situata tek Ministria e Brendshme, pasi turma e protestuesve u zhvendos nga Kryeministria për aty, u shoqërua nga tensione dhe incidente me policinë.
Një grup protestuesish ngritën një rrjetë metalike dhe shtynë me të kordonin e policisë. Forcat e rendit janë shtyrë nga protestuesit të cilët të revoltuar kanë tentuar të hyjnë në Ministrinë e Brendshme. Pikërisht në këtë moment, protestuesve iu bashkohet edhe kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi, i cili duket nga pamjet teksa shtyn kordonin e policisë. Report Tv ka siguruar edhe videon nga momenti i kësaj përplasje.
Sic duket nga videoja ne sekonden e 6-te te saj, Kasmi eshte lenduar ne koke nga nje gur i hedhur nga protestuesit. Guri ka goditur ne koke Kasmin duke e gjakosur.
Nga ana tjetër, kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi policinë si autore te lendimit te Kasmit!


