Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dënoi sot me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Panorama.al ka siguruar pamjet, kur ish-ministri ka dalë nga Gjykata larg kamerave, për tu transportuar në Drejtorinë e Policisë dhe më pas në burgun 313. Ish-ministrin e priste një furgon policie në ambientet e pasme të Gjykatës.
Tahiri e priti në qetësi vendimin, që e çoi direkt pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-ministri i Brendshëm, reagoi pas vendimit të gjykatës, duke e cilësuar atë një vendim të padrejtë. “Ju dua shumë të gjithëve. Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi“, shkroi Tahiri.


