• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ Ky është Fast Food-i kioskë ku u helmuan 50 nxënës
Home
Breaking News

DALIN PAMJET/ Ky është Fast Food-i kioskë ku u helmuan 50 nxënës

5 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

50 fëmijëve të moshës 10-12 vjeç, nxënës  të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë kanë përfunduar në spitalin rajonal të Shkodrës me shenja helmimi, pas konsumimit të ushqimit në një kioskë pranë shkollës që shërbente si Fast-Food.

Ata janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si të vjella, temperature dhe marrje mendsh. Ndërkohë që prindër dhe nxënës bëjnë fajtor ushqimet e blera gjatë pushimit të madh pranë shkollës , ku sipas tyre ka pasur raste kur në sanduiç janë gjetur edhe copa qelqi.

“Dyshojmë tek ushqimet që shiten brenda dhe jashtë shkollës. Ka qenë ligj që kioskat që janë rreth shkollës të hiqen. Këto nuk janë eliminuar asnjë dhe kanë qenë në funksion. Shumë herë fëmijët thonë jo më dhemb barku jo më dhemb koka. Të merren masat e nevojshme për sigurinë e fëmijëve për shëndetin e tyre”, shprehet një prind.

Fëmijë: Sot më ka dhimbur barku gjithë ditën. Që të hënën. Kam ngrënë vetëm një sanduiç.

Fëmijë tjetër: Më ka takuar në sanduiç një gastare e madhe (copë qelqi). E kam blerë këtu.

Ndërsa shenjat e helmimit u shfaqën dy ditë më parë, situata vazhdon të jetë e rënduar edhe gjatë të shtunës edhe pse shumë prej fëmijëve kanë lënë spitalin.

Mjekja e infektivit, Rrezarta Bazhdari, tregon situatën por bën thirrje për qetësi, pasi çdo gjë është nën kontroll sipas saj dhe nuk ka nevojë për panik. Ndërsa shprehet se për dalë në një konkluzion përfundimtar pritet dalja e analizave.

Mjekja: Gjendja e tyre paraqitet e qetë. 8 janë shtrime pasi janë më problematikë, me simptoma më të rënda sesa të tjerët. Megjithatë prapë mund të them se situate është më e qetë. Janë marrë të gjitha shërbimet përkatëse dhe janë lajmëruar të gjitha instancat përkatëse për të përcaktuar shkakun.  Rastet janë vlerësuar si Intokstikacin alimentar. Janë marrë analizat por ende nuk kanë dalë. Nga të dhënat e para këta fëmijë janë helmuar. Një pjesë e tyre kanë marrë shërbimin dhe janë mirë. Nuk kanë probleme. Ndërsa këto 8 shtrimet janë nën vëzhgim por dhe për këto situate shikohet e qetë. Nuk ka problem.

Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat e kampioneve të ushqimeve si dhe po bëhen verifikimet edhe nga Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ndërkohë që policia dhe prokuroria nga ana tjetër vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje e cila u bë publike ditën e djeshme. Dyqani në fjalë ku nxënësit merrnin ushqim është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që në pyetje u morën edhe pronarët e fast-foodit.

1570284636_kisoska.jpg

1570284662_kioskahelmimishkoder.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI-TEUTA/ Lerda bën ndryshim në mbrojte, Shkëmbi surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article DERBI NË SHIFRA/ Trofe dhe “Topa të artë”, ja startistikat e super sfidës Inter-Juventus

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT