Policia e Shtetit ka njoftuar sot se autorët e grabitjes s1% karburantit në Kurbin ishin tre ish-të dënuar më parë; dy prje tyre u arrestuan në kuadrin e operacioni Skuraj dhe i treti është shpallur në kërkim.
Policia e Lezhës ka shfaqur filmimet ekamerave të sigurisë, të momentit të vjedhjes së karburantit.
Ngjarja ka ndodhur më datë 28.07.2017, rreth orës 3:00, në Skuraj të rrethit Kurbin. Të armatosur dhe të maskuar, 3 persona kanë vjedhur pikën e një karburanti. Ata kanë marrë 110.000 lekë të rinj. Por edhe më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë. Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit:
Flakon Tafa, 24 vjeç, banues në Kurbin, i dënuar më parë dhe Fatjon Tafa , 27 vjeç, banues në Kurbin, i dënuar më parë, të cilët janë arrestuar në flagrancë si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin, i dënuar më parë. Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Vjedhje me armë’ e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 140-25 të Kodit Penal.
Kurbin Finalizohet operacioni "Skuraj" Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Zbardhet autorësia e vjedhjes me armë të një karburanti datë 28.07.2017 dhe tentativës të vjedhjes me armë të një karburanti tjetër datë 28.02.2018, në KurbinIdentifikohen, lokalizohen dhe kapen dy nga autorët e dyshuar , dhe një tjetër shpallet në kërkimNë vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si dhe zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të vjetra, nga strukturat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, janë kryer hetime intensive me metoda speciale hetimi për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ku si rezultat i tyre është finalizuar operacioni " Skuraj", me zbardhjen e autorësisë së dy rasteve të vjedhjes me armë të një karburanti dhe vjedhjes me armë e mbetur në tentativë të një karburanti tjetër në Kurbin, në dy data të ndryshme.Konkretisht: Më datë 28.07.2017, rreth orës 03:00, në Skuraj të rrethit Kurbin, të armatosur dhe të maskuar, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri kanë vjedhur pikën e një karburanti ku kanë marrë shumën monetare 110.000 lekë të rinj. Më datë 28.02.2018, rreth orës 00:20, kanë tentuar të vjedhin po më armë pikën e një karburanti në aksin rrugor Milot – Thumanë. Si autorë të dyshuar të këtyre rasteve, janë identifikuar shtetasit: – F. T., 24 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë)- F. T. , 27 vjeç, banues në Kurbin ( i dënuar më parë) të cilët janë arrestuar në flagrancë. Si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K.30 vjeç, banues në Kurbin (i dënuar më parë) Për të tre shtetasit e lartpërmendur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar me vendimin datë 12.07.2018, masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Vjedhje me armë' e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 140-25 të Kodit Penal. Vazhdon puna hetimore për dokumentimin ligjor të rasteve të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se këta shtetas janë autorë.
Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 15. Juli 2018


