• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ Aksidenti me nxënës në SKRAPAR, si u përmbys autobusi i vjetër (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN PAMJET/ Aksidenti me nxënës në SKRAPAR, si u përmbys autobusi i vjetër (VIDEO)

12 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Pamje nga minibusi me 15 nxënës që u përmbys në Skrapar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 minuta. Autobusi që po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës është aksidentuar në fshatin Vërzhezhë duke rënë nga rreth 20 metra në greminë, por fatmirësisht të gjithë nxënësit dhe shoferi kanë shpëtuar.

Nga të dhënat e para sipas gazetarit të Report Tv në Berat, autobusi ka qenë me shpejtësi dhe në momentin që shoferi ka tentuar të frenojë në një kthesë të fortë në një terren shumë të vështirë ka përfunduar në greminë. Autobusi pas disa rrotullimeve ka përfunduar në humnerë, por pavarësisht se aksidenti ishte i rëndë, shoferi nuk ka pësuar dëmtime, madje ka qenë ai që ka lajmëruar policinë, ambulancën dhe zjarrfikësen, që u kanë ardhur në ndihmë nxënësve duke i dërguar në spital, ndërsa policia ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autobusi që u aksidentua sikur duket edhe nga pamjet e Report Tv është shumë i vjetër dhe amortizuar. Nga 15 nxënësit që ndodheshin në autobus, një është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, 4 ndodhet në spitalin e Skraparit, 5 të tjerë në spitalin e Beratit jashtë rrezikut, ndërsa 5 të tjerët dhe shoferi nuk kane asnje lendim. Vajza që ndodhet në Tiranë për mjekim më të specializuar, sipas mjekut ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Të plagosur 10 nxënës
Në Tiranë është transportuar
Romina Kapllani 18 vjeçe

Pesë nxënës ndodhen në spitalin e Beratit
E.K. 17 vjeçe
A.K. 17 vjeçe
R.H. 17 vjeç
B.H. 17 vjeç
Dhe një fëmijë 8 vjeç

Katër nxënës të tjerë ndodhen në spitalin e Skraparit

Mjeku Gjovalin Bushi: Nxënësja që ndodhet te Trauma në gjendje të mirë
Përgjegjësi i Repartit të Traumës Gjovalin Bushi deklaroi se nxënësja e plagosur nga aksidenti në Skrapar dhe që u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën për momentin, ndërsa ka një frakturë në këmbë dhe do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

“Para një ore jemi njoftuar për një aksident në Skrapar. Helikopteri solli një të plagosur, gjendja e vajzës është e mirë, ka probleme në pjesën e këmbës. Vajza do i nënshtrohet një ndërhyrje në këmbë. Nga informacionet që kemi nuk presim që të vijë rast tjetër. Mund të vijë ndonjëri nga nxënësit me ambulancë. Vajza është me parametra të mira” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Majko takon Ministrin kanadez për emigracionin: Kanadaja po bën reformë për lehtësimin e lëvizjes
Previous article U ndanë pak para martese? Zbulohet e vërteta e çiftit të famshëm shqiptar (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT