• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN NOTAT PËR MATURANTËT MBETËS/ Në listat me rezultatet dominon nota kaluese 5
Home
Sociale

DALIN NOTAT PËR MATURANTËT MBETËS/ Në listat me rezultatet dominon nota kaluese 5

15 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Nuk janë pak, por me mijëra maturantë që rezultuan mbetës në provimet e Maturës Shtetërore apo u përjashtuan apo s’u korrigjuan për efekt kopjimi. Ata i ridhanë në sesionin e dytë, që përkoi në fundin e muajit gusht e fillim-shtatorin, ndërsa një ditë më parë u njohën me rezultatet.

Qendra e Shërbimeve Arsimore publikoi notat për secilin, duke i dhënë kështu një mundësi për t’u bërë pjesë e garës për në universitete në raundin e dytë të tij.

Ajo që bie në sy rëndom në të katër listat me rezultatet e të rinjve është dominimi i notës kaluese, 5.

Rrallë shikon një 7, ndërsa maksimumi që ka arritur ndonjë prej tyre është nota 8 apo 9 dhe këto në provimet me zgjedhje, jo ato me detyrim siç janë gjuha e huaj, ajo shqipe dhe matematika.

Sidoqoftë, ata, njëjti si maturantët që dhanë provimet në sezonin e parë, kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë, nëse kanë. Nesër është afati i fundit.

“Në zbatim të Rregullores së Maturës Shtetërore 2021, të gjithë maturantët/kandidatët që do të japin provimet e MSH 2021, sesioni i dytë, kanë të drejtë të kërkojnë fotokopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes, pas përfundimit të të gjitha provimeve.

Çdo maturant/kandidat që kërkon kopjen e testit dhe fletëpërgjigjes përkatëse duhet të kryejë aplikimin online në portalin “e-Albania”, duke përdorur shërbimin “Kërkesë për kopje të testit të Maturës”, duke filluar deri më 15 shtator 2021, për të gjitha provimet e MSH 2021, sesioni i dytë. Pas trajtimit të kërkesës, QSHA do të nisë kopjen e testit dhe të fletëpërgjigjes për secilin maturant/kandidat që e ka kërkuar atë, në “Hapësira ime”, seksioni “Dokumentet e mia”, në llogarinë përkatëse të çdo maturanti/kandidati në ‘e-Albania’”, informon QSHA të rinjtë.

Duhet theksuar se pas shumë vitesh ky shërbim ofrohet pa pagesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAPËN MAT/ Zbulohet kush është djali që shoqëron Shqipen në Dubai (FOTOT)
Previous article VIDHET GJATË NATËS FABRIKA NË GJIROKASTËR/ Policia jep DETAJET

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës Aktualitet

TRAGJIKE/ Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT